Censi në Himarë me përkthyes në greqisht! Banorët: Ende s’kanë ardhur anketuesit

Numërimi i popullsisë në zonat ku jeton pakica greke, siç është Himara shihet me interes për shkak të debatit mbi shifrat. Report TV udhëtoi drejt qytetit bregdetar, për të parë nga afër procesin. Banorët shprehen se ende anketuesit nuk kanë mbërritur në shtëpitë e tyre, gjithsesi është ende herët pasi procesi ka vetëm 7 ditë që ka nisur. Por a do t'i përgjigjen ata pyetjes për etninë dhe fenë, të cilat nuk janë të detyrueshme?

“Jo s’më ka ardhur njeri jetoj në Qeparo. Do i përgjigjeni formularit? Po normal që do përgjigjemi në bazë të interesit tonë.

Unë jetoj këtu në Himarë për momentin. A do i përgjigjeni pyetjeve? Po edhe mbase përgjigjen, mund të jenë pyetje personale që s’mund të përgjigjem.

A kanë ardhur anketuesit e INSTAT? Jo asnjë s’ka ardhur! Ne na vijnë çdo dy vjet për regjistrimin e shtëpive dhe kot. Ata vijnë këtu që të marrin rrogën, por banesat nuk regjistrohen.

A kanë ardhur anketuesit? Jo jo fare s’kanë ardhur! Këtu bëhen çdo dy vjet anketat por s’kemi asnjë përgjigje për asgjë. Kot që vijnë I marrim letrat I mbushin I hedhin në kosh të plehrave. Do I përgjigjemi, por varet se ca do pyesin.

Ju kanë ardhur anketuesit? Jo Akoma, por na kanë thënë që janë këtu.

Unë jam grek kam pasaportë greke, kam qenë grek me babanë e mamanë. Gjuha e parë që kam përdor ka qenë greqishtja. Kam mësuar shqip 7 vjeç.

Nuk kanë nisur ose s’kanë ardhur tek ne. Kemi qenë në punë. Do i përgjigjem të gjitha pyetjeve, edhe për etninë do përgjigjem. E kam greke etninë”, thonë disa nga banorët.

Ndërsa përgjegjësja e INSTAT për qarkun e Vlorës, Elsa Bezhani tha në intervistë për Report TV se është ende herët për të folur për shifra, pasi java e parë ka shërbyer më shumë për njohjen e territorit.

 “Java e parë ka qenë njohja me zonat e Censit. Javën e parë janë orientuar të bëjnë pyetjet e duhura”.

Përgjegjësja e INSTAT refuzoi të fliste për problemet teknike, por tha se e rëndësishme është se qytetarët në Himarë ashtu si në mbarë qarkun e Vlorës po tregohen bashkëpunues me anketuesit e INSTAT.

“Në Himarë procesi i qetë. Në çdo familje intervista korrekte. Ne kemi angazhuar personel për përkthyes kur ata kërkojnë gjuhën greke. Pyetjet për etninë dhe fenë nuk janë të detyrueshme. Ne nuk mund të gjykojmë nëse thonë të vërtetën sepse është deklarim i lirë”, tha ajo.

Pyetje: Problematika të mundshme?

Procesi është shumë teknik dhe s’mund të flasim për problemet sepse terreni ka probleme teknike. Probleme tek njerëzit mund të ketë, por kemi bërë punë këmbëngulëse me qytetarët që të bashkëpunojnë”.

Censi 2023 nisi më 18 shtator në mbarë vendin ndërsa pritet të përfundojë më 30 tetor. Të dhënat mbi numrin e popullsisë dhe përqindjen e pakicave kombëtare pritet të dalin në qershor 2024.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Janullapas: 26/09/2023 21:18

    Ore po shqip si i thonë këtij Censi-t? Se më pyeti nëneja dhe s'di qysh t'ja shpjegoj.

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 26/09/2023 18:42

    mos valle edhe gjoben polici tua shkruaje greqisht, receten doktori greqisht... cbeni more palaco qe u krehni bishtin gjakprishurve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja