TIRANE - Zyrtarisht jemi 2 milionë e 821 mijë e 977 shqiptarë. Ky është rezultati përfundimtar i censusit të nisur në tetor të 2011 dhe të mbyllur më 1 nëntor 2011.Sipas shifrave zyrtare afërsisht 83% e të anketuarve janë deklaruar me  kombësi shqiptare, 0.87% kanë deklaruar kombësinë greke ndërsa 0,2% janë deklaruar me kombësi maqedonase , 0.30% kanë deklaruar se janë romë. 14% nuk kanë preferuar të deklarohen.

Në krahasim me censusin e viti 2001 kemi një rënie të popullsisë banuese prej 8%. Numri i popullsisë nga Censusi i vitit 2001 ishte 3.069.275. Por jemi edhe 9 mijë e 764 shqiptarë më pak se shifra që INSTAT publikoi në dhjetor të 2011, 2 milion e 831 mijë e 741 shqiptarë, azuar në rezultatet paraprake.

8% ME PAK SHQIPTARE SE NE 2001
Analizat vërtetojnë se shkak i uljes së numrit të popullsisë janë rritje e emigracionit dhe ulja e lindshmërisë. “Nga rezultatet përfundimtare të censusit të popullsisë dhe banesave 2011 rezulton se popullsia rezidente është 2.821.977. Numri total i refuzimeve është 21.839 persona. Siç shihet nga kjo panoramë karahasuar me censusin e e vitit 2001 kemi një rënie të popullisë banuese prej 8%. Ndaj analizat pararake na dëshmojnë se emigramcioni dhe lindshëmëria janë dy faktorët kryesorë përgjegjës të rënies së numrit të popullsisë, të cilat kërkojnë analizë të hodhësishme në të ardhmen.” - deklaroi Ines Nurja, drejtoresha e Institutit të Statistikave.

Ministri i Inovacionit tha se "ka rënë edhe numri i njësive ekonomike familjare, ose e thënë thjesht e familjeve, ç’ka nuk është surprizë, pasi përputhet me trendin e përgjithshëm të zhvllimit të hasur edhe gjetiu në vende të tjera".

83% JANE SHQIPTARE, 0.87% GREKE
Sipas shifrave zyrtare, 83% e të anketuarve janë deklaruar me  kombësi shqiptare, 0.87% kanë deklaruar kombësinë greke, ndërsa 0.2% janë deklaruar me kombësi maqedonase, 0.30% kanë deklaruar se janë romë. Rezultatet e censusit që lidhen me kombësinë, pritet të prodhojnë debate të forta vecanarisht nga shoqatat e minoritetit grek, të cilat janë shprehur kundër censusit dhe kanë ndërmarrë një rregjistrim të tyren të minoritarëve në jug të vendit

BESIMI FETAR

Nje tjeter shifër qe bie në sy, është ajo e komuniteteve fetare, më saktë atij të krishterë, ku për herë të parë zyrtarisht bashkësia katolike është më e madhe se ajo ortodokse. Të dhënat për besimin fetar të shqiptarëve të mbledhura nga Censusi tregojnë se 56.70% janë deklaruar si myslimanë, 10.03% katolikë, ndërsa 6.75% ortodoksë. Ateistë janë deklaruar 2.5%, bektashinj 2.09%, ndërsa evangjelistë 0.14%. Të krishterë të tjerë 0.1%, besimtarë të pa karakterizuar 5.53%, besime të ndryshme 0.2%, 13. 79% nuk u përgjigjën

99% GJUHE AMTARE KANE GJUHEN SHQIPE

Një  risi e këtij censusi është përfshirja e pyetjeve mbi gjuhën amtare.  99% e te pyeturve ka si gjuhë amtare shqipen, më pas vjen gjuha greke me 0.54%, gjuha maqedonase me 0.16, rome dhe arumune me 0.14 %, egjiptianë 0.12%, malazezë 0.01%, të tjerë 0.1%. Nuk u përgjigjën 13.96%
Ministri i Inovacionit Genc Pollo, tha se fakti që 99% e të pyeturve deklarojnë gjuhën shqipe si gjuhën e nënës, tregon se për përbërjen etnike në Shqipëri nuk ka surpriza
"Pra, siç kemi përsëritur shpesh në 2010 e 2011, nuk prisnim surpriza; dhe sot, rreth përbërjes etnike në Shqipëri, surpriza nuk patëm.
Besimi tek liria dhe besimi tek qytetari i lirë është përgjigja më e mirë për sharlatanët shëtitës, dje ofiqarë rryshfetarë, të cilët e përdorën censusin për të ngjallur një urrejtje e përçrje, të cilën Rilindasit e kapërcyen madhërisht në përpjekjet e tyre për pavarësi e shtetformim. Më pak se 0.7% e të pyeturve refuzoi censusin, duke treguar kështu nivelin real të përkrahjes së ekstremistëve në popullsinë tonë."- nënvizoi Pollo.

Ministri vlerësoi punën e INSTAT dhe shtoi se “Censusi 2021 do të ketë një taban të përgatitur dhe do të zhvillohet pa shumë tensione”. Për herë të parë kemi të dhëna për personat me aftësi të kufizuar.

Censusi 2011 në Shqipëri është i 11-ti në historinë e censuseve të kryera në vendin tonë. Ky projekt u financua kryesisht nga Qeveria Shqiptare, si edhe nga disa donatorë të ndryshëm si; Komisioni Evropian nëpërmjet IPA, UNFPA, UNDP, Statistikat Suedeze, Qeveria zvicerane, etj.
Ky census nga pikëpamja teknike solli si risi hedhjen e të dhënave nëpërmjet sistemit të skanimit, i cili konsiderohet si një nga teknikat më moderne për regjistrimet e të dhënave. Aktivitetet në terren për censusin u organizuan dhe monitoruan me ndihmën e një mjeti mjaft efikas, atë të aplikacionit të menaxhimit Web GIS.
(sg/shqiptarja.com)