Censusi, Athina: Presione
nacionaliste minoritetit grek

Censusi, Athina: Presione <br />nacionaliste minoritetit grek
TIRANE – Minoriteti grek në Shqipëri jeton nën presionin e qarqeve nacionaliste. Akuza vjen nga zv/ministri i Jashtëm grek, Dimitris Dollis, dhe është bërë në kryeqytetin shqiptar, gjatë një ceremonie zhvilluar sot me rastin e 20 vjetorit të PBDNJ-së.

Duke folur për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike, diplomati grek tha se ky proces “nuk arriti të kryente atë që kërkonte minoriteti” ndaj dhe “duhet patjetër të rehabilitojmë këtë boshllëk”.

“Më duhet të theksoj se qytetarët e minoriteteve vazhdojnë të ndjejnë presionin e qarqeve të ndryshme nacionaliste” tha Dollis. Ndonëse nuk e përmendi në mënyrë të hapur, referimi i qartë është për Aleancën Kuq e Zi dhe politikën e saj. Kjo e fundit dje, në rastin më të fundit, akuzoi Kryeministrin Berisha se nuk po publikon rezultatet e censusit pasi Athina nuk po jep aprovimin e saj.

“Pasi kanë kaluar gjashtë muaj – deklaroi dje AK në një komunikatë për shtyp - shqiptarët ende nuk kanë asnjë informacion zyrtar për këto dy pyetje sepse Athina po mban peng saktësinë e të dhënave dhe po nënshtron qeverinë shqiptare me shpresë manipulimi sipas interesave Helene. Qeveria shqiptare ka dërguar drejt Athinës raportin zyrtar të të dhënave dhe është në pritje të direktivave helene për të t’i publikuar të dhënat e deformuara përpara kombit tonë”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale