Censusi, INSTAT, Ines Nurja:
Edhe pas 4 vitesh rezultatet

Censusi, INSTAT, Ines Nurja:<br />Edhe pas 4 vitesh rezultatet
TIRANE- Në një emision në "AS", drejtoresha e INSTAT Ines Nurja thotë se publikimi i rezultateve normalisht mund të shkojë dhe 4 vjet.

Një vit pas përfundimit të Censusit, ende s'janë publikuar rezultatet përfundimtare pavarësisht premtimit për në qershor...?

Nuk është thënë asnjëherë që do të publikohen në qershor. Ju duhet të kuptoni diçka, janë pyetur mbi 2.8 milionë persona, që është dhe shifra totale e popullsisë, pra rreth 900 mijë familje. Nëse ju do shihni kalendarët e vendeve të tjera ku bëhet Censusi i popullsisë, marrin 2 deri në 4 vjet në publikimin e të dhënave. Pra ne jemi në afatet më minimale të publikimit të Censusit.

Pra, e para s'ka pasur një afat ose një angazhim nga ana juaj..?

Angazhimi është nga Eurostat që thotë 2-4 vjet pasi mbaron Censusi.

Pra, ne jemi brenda standardeve kohore?

Mund të themi që jemi përpara kohe, sepse duke qenë se ka pasur një presion shumë të madh, duke qenë se të gjithë i presin me padurim këto rezultate, atëhere ne kemi punuar shumë fort për t'i nxjerr këto rezultate dhe rezultatet përfundimtare, do të nxirren më 13 dhjetor 2012.

Qëndron shifra e 2.8 milionë banorëve që keni nxjerrë, sepse shifra ka pasur shumë diskutime?

Shifra qëndron. Deri në fund të nëntorit është parashikuar përpunimi i plotë i të gjithë rezultateve. Sigurisht që popullsia nuk do të ketë ndonjë lëvizje të jashtëzakonshme nga ajo shifër që kemi nxjerr ne, sepse kjo shifër është bazuar tek shumatoret e çdo anketuesi, i cili ka shënuar sa persona ka pyetur. Pra, sa persona ka pyetur, aq janë dhe në pyetsor, kështu që nuk pritet ndonjë surprizë e madhe në lidhje me numrin përfundimtar.

Më 2001 kemi qenë 3 milion, më 2011 jemi 2.8 milionë...?

Janë të dyja. Ne i kemi bërë krahasimet, nga vitit 1999 deri në 2001 çfarë ka ndodhur me lindjet dhe për periudhën vitet 2001-2011. Dhe në fakt është vënë re, se ka rënë numri i lindjeve. Ka qenë mesatarja në vit 54-60 mijë dhe tashmë ka shkuar tani deri në 32 mijë lindje në vit. Gjithashtu vazhdon edhe emigracioni.

Nasi ndarja e përqindjes së besimeve fetare në Shqipëri janë shifrat e vitit 1930..?

Censusi ka një qëllim të caktuar kur bëhet, prandaj bëhet një herë në 10 vjet. Është një operacion shumë i kushtueshëm dhe qëllimi kryesor është për të parë ecurinë e popullsisë shqiptare. Pra, se si ka ndryshuar në 10 vjet, qoftë në numër, qoftë në nivel jetese, qoftë në nivel papunësie, gjithçka. Dhe unë nuk them që këto dy pyetje s'duhet të ishin bërë, apo që s'kanë rëndësi, por këto dy pyetje janë më pak të rëndësishme në krahasim me përmbajtjen që ka pyetsori.

Disa institucione të rëndësishme ndërkombëtare kanë shifra të ndryshme mbi popullsinë në Shqipëri. Prisni të merren parasysh?

Sigurisht. Në këtë nuk e vëmë fare në dyshim, sepse ne kemi nxjerr në 2011 shifrat paraprake, që duhet të konfirmohen e këto konfirmohen kur të nxirren rezultatet përfundimtare të Censusit.

Rezultatet e Censusit do gjejnë pasqyrim në tekstet shkollore...?

Patjetër që duhet të gjej vend. Censusi i popullsisë ka për qëllim të regjistroi popullsinë rezidente, popullsinë që banon dhe jeton në Shqipëri për mbi 12 muaj. Ndërsa Regjistri i Gjendjes Civile ka një popullsi shumë herë më të lartë se sa shifra jonë, sepse ai ka të gjithë popullsinë, qoftë ata që jetojnë jashtë dhe ata brenda.

(Intervista u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament