Parku Kombëtar i Divjakës po i nënshtrohet një projekti, i cili ka për qëllim numërimin e shpendëve ujorë. E mbështetur nga Bashkimi Evropian, nisma ka për qëllim krijimin e një baze të dhënash për numrin e specieve emigratore dhe atyre autoktonë, kryesisht në ligatina dhe liqene.
Për realizimin e punës është ngritur një grup punë me ekspertë të fushës, përfaqësues të ministrisë së Mjedisit dhe punonjës të ADZM. Sipas drejtorit të Zonave të Mbrojtura në qarkun e Fierit, Ardian Koçi, në këtë zonë janë rreth 50 specie shpendesh ujorë.
Jemi pjesë e censusit ndërkombëtar që do të zhvillohet në 143 vende të botës. Siç shihet rezultati ëshë i mirë, dhe ka për qëllim të nxjerrë një konkluzion për popullatën e shpendëve ujorë. Shpendët më të shpeshtë në lagunën tonë janë roast, 1500 flamingo, kemi pelikanë, karabullakë. Besoj se numri i specieve do të jetë 50 specie të shpendëve ujorë.”
Adrian Koçi, drejtori i ADZM
Puna e djeshme u ndoq edhe nga një grup eksploruesish të "Wild Life Albania”.
Erdha nga Kosova, nga Peja të bëj ca shkrepje të bukura këtu. Është kënaqësi të shkrepësh flamingot dhe pelikanin.
Granit Ismaili, fotograf i Wild Life Albania
Rezultatet e këtij censusi do të rendisin për herë të parë edhe Shqipërinë në hartën e vendeve të zonave të mbrojtura.
Komente










Akoma paskan mbetur zogj?
Përgjigju