Policia e Tiranës i ka refuzuar opozitës, lejen për të zhvilluar protestë më datë 5 mars para Kuvendit, pasi në protestën e 26 shkurtit u sulmuan fizikisht deputetët Stërkaj, Abazi dhe ministri Klosi. Megjithatë, PD-ja është e vendosur për të realizuar protestën. Ish-deputeti Klevis Balliu nga Unaza e Re, ku vijojnë që të protestojnë një grup banorësh, tha se askush nuk do ta ndalojë uraganin.

"Dëgjova se policia ka refuzuar lejen për protestën në datë 5 mars. Por kush iu pyeti, apo iu ka pyetur? Doni apo nuk doni ne do të jemi para parlamentit. Të martën kur të vini atje, merrni masat. Kam një thirrje për Ramën, nuk do të ketë absolutisht asnjë gaz lotsjellës që do të mund të ndalojë uraganin e datës 5 mars. Rama po mundohet të destabilizojë vendin përmes urrejtjes" tha Balliu.