Çerdhe e re në Berat për fëmijët romë, Manastirliu: Të rieplikojmë modele të mira integrimi në të gjithë vendin
60 fëmijë të qytetit të Beratit, një pjesë e mirë e të cilëve, të komunitetit rom dhe egjiptian nga sot kanë mundësi të ndjekin arsimin parashkollor në kushte dinjitoze, pas rindërtimit të çerdhes numër 7 në lagjen ‘Donika Kastrioti’ në këtë qytet.
Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale sot në ceremoninë e përurimit të çerdhes për fëmijët romë në Berat
60 fëmijë të qytetit të Beratit, një pjesë e mirë e të cilëve, të komunitetit rom dhe egjiptian nga sot kanë mundësi të ndjekin arsimin parashkollor në kushte dinjitoze, pas rindërtimit të çerdhes numër 7 në lagjen ‘Donika Kastrioti’ në këtë qytet.
Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Romana Vlahutin, Ambasadore e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, deputetë, përfaqësues të PNUD-it, përfaqësues të institucioneve vendore, prindër të fëmijëve, etj.
Krijimi i mundësive për përfshirjen e fëmijëve romë dhe egjiptianë sa më herët në ciklin e edukimit është mënyra më e mirë për integrimin e komunitetit rom dhe egjiptian, ndaj jam shumë e kënaqur që jam pjesë e këtij aktiviteti të veçantë këtu në Berat, në këto ambiente krejtësisht të rinovuara që do t’u mundësojnë 60 fëmijëve, mes të cilëve një pjesë e mirë të komunitetit rom dhe egjiptian, të ndjekin arsimimin e hershëm në kushte dinjitoze. Dhe modele të tilla duhet të replikohen në të gjithë vendin.
Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale
Duke u ndalur te zbatimi i Planit Kombëtar të Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve, Ministrja theksoi se qeveria shqiptare ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës, aksesin në shërbime së komuniteteve Rome dhe Egjiptiane, si edhe nxitjen e dialogut ndërkulturor. Investimi prej 12 milion lekë në çerdhen numër 7 në Berat është pjesë e projektit ESERE të qeverisë shqiptare me financimin e Bashkimit Europian.
Ky nuk është investimi i parë i Projektit "Fuqizimi ekonomik dhe social për romët dhe egjiptianët - shtysë për përfshirjen sociale”. Katër bashki janë pjesë e projektit që ka për synim përfshirjen sociale të komunitetit rom dhe egjiptian. Rreth 1200 romë dhe egjiptianë jetojnë sot në kushte dinjitoze falë ndërhyrjeve në infrastrukturë të mbështetura nga ky projekt në Tiranë, Berat, Durrës dhe Shkodër.
Ne shpresojmë që ta zgjerojmë bashkëpunimin për ti krijuar më shumë mundësi integrimi dhe përfshirje sociale personave të këtyre komuniteteve sa i takon strehimit dhe shërbimeve bazë, por edhe punësimit dhe përfshirjes në vendimmarrje.
Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
50.4%
-
Negativ
39.5%
-
Jam i/e dyzuar
10.1%
Vota total: 129
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berati, qyteti i preferuar i turistëve të huaj edhe në dimër! 900 mijë vizituan qytetin e UNESCO-s vitin e kaluar
9 Shkurt, 17:42
-
'The Telegraph': Qyteti historik i Gjirokastrës, ofron monumente madhështore që u kanë mbijetuar ndërhyrjeve moderne (FOTO)
9 Shkurt, 08:58
-
Berat/ Punëtorin e zuri poshtë një masiv guri dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori në Berat (EMRI)
7 Shkurt, 11:38
-
Rreth 100 studentë nga Shqipëria marrin pjesë në një 'Audiencë të Përgjithshme' të Papa Françeskut në Vatikan, të pranishëm edhe ministrat Hasani e Manastirliu
5 Shkurt, 15:25
-
‘Antikorrupsioni’ në Berat, shoqëria civile dhe pushteti vendor diskutojnë gjetjet e Komisionit të Posaçëm Parlamentar
4 Shkurt, 23:08
-
Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025
4 Shkurt, 20:15
-
Përurimi i dy godinave në Qytet Studenti, Rama: Bashkia e Tiranës, lokomotiva e zhvillimit në të gjitha drejtimet! Opozita 'shejtan' po uajnë rolin e hudhrës
3 Shkurt, 13:27
-
Berati qarku pa vrasje në 2024, Proda u lë porositë policëve për zgjedhjet e 11 majit: Mos u shoqëroni me politikanë
30 Janar, 20:29
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Eduard Zaloshnja: Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ
27 Janar, 14:35
-
Situatë kritike në Berat, mjekja infeksioniste: Gripi i tipit A shkakton komplikacione te fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë
27 Janar, 11:44