Çerekfinalet e Champions League/ Nisin përballjet e ‘titanëve’, Guardiola: Simeone është sulmues por s’e kuptoni
Foden i Manchester City majtas dhe Griezman i Atletico Madrid djathtas
Nis mbrëmjen e sotme faza çerekfinale e Champions League që vë përballë skuadrat më me emër në Europë. Këtë të martë vëmendja më e madhe do jetë te Manchester City-Atletico Madrid. Jo vetëm skuadrat, por kundër njëri-tjetrit vihen edhe Guardiola me Simeone-n, dy trajnerë të jashtëzakonshëm me filozofi të ndryshme loje.
Për anglezët të padisponueshëm janë Ëalker për shkak kartoni dhe Ruben Dias e Palmer si pasojë e dëmtimeve. Ndërkohë në kahun tjetër Atletico Madrid, që në fazën e kaluar eliminoi Manchester United, do duhet t’ia dalë pa Herrera-n, Gimenez dhe Yannick Carrasco.
Në konferencën zyrtare për shtyp Pep Guardiola deklaroi: “Fitimi i Champions League është padyshim qëllimi ynë. Nuk e di nëse do ia dalim, por tani për tani mund ti premtojmë tifozëve tanë se do të bëjmë më të mirën.” Guardiola u ndal edhe te loja e Simeone-s, për të cilin thuhet se mbrohet shumë: “Ka një përshtypje të gabuar për lojën e Atletico-s. Simeone bën një lojë më sulmuese sesa mendojnë njerëzit. Nuk dëshiron të rrezikojë në ndërtimin e lojës, por ka cilësi të madhe në fazën e sulmit.”
Ndërkohë Simeone ka thënë: “Manchester United ka karakteristika të tjera nga City. Këta janë të jashtëzakonshëm dhe kanë lojtarë më superiorë sesa ne. Për mua City dhe Bayern kanë lojtarët më të mirë në dispozicion, por ne duhet të marrim shembullin e Chelsea-s së sezonit të kaluar. Ishin grup.”
Sakaq po sonte në Portugali Benfica pasi eliminoi Ajax pret Liverpool-in, një skuadër tjetër pretendentë për fitimin e Champions League. Skuadra e Kloop përveçse është favorite në letër për këtë përballje nuk ka as edhe një mungesë për mbrëmjen e sotme.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.1%
-
Pak
14.3%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 77
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ribery: Bayern Munich fiton Bundesligën dhe Championsin, e vështirë me Interin
19 Mars, 15:53
-
VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit
16 Mars, 23:04
-
GOLAT/ 70 vite pritje për një trofe, Newcastle fiton EFL Cup në Angli! Burn dhe Isak 'djegin' Liverpoolin
16 Mars, 19:46
-
Premier League/ Armando Broja rikthehet nga dëmtimi dhe luan 11 minuta, Everton merr pikë! Man. City ndalet 2-2 nga Brighton
15 Mars, 18:01
-
UEFA: Rishikojmë rregulloren, Alvarez e preku topin dy herë! Arbitri: Unë sinjalizova gjyqtarët e VAR
14 Mars, 10:10
-
Përballen në Champions, Harry Kane paralajmëron Interin: Jemi gjithmonë ne favoritët
13 Mars, 16:18
-
Lamine Yamal futet në historinë e Champions League
13 Mars, 15:25
-
VIDEO/ I njëjti gjyqtar, standarde të dyfishta! Marciniak s'i anuloi golin Messit, por e bëri me Alvarez
13 Mars, 10:50
-
VIDEO/ Eliminimi nga Champions League, Simeone spektakël në konferencë: Ngrini dorën kush e pa Alvarez ta prekte topin dy herë
13 Mars, 10:08
-
Datat dhe oraret, kalendari i plotë i çerekfinaleve të Champions League! Spikasin dy përballje
13 Mars, 09:26
-
VIDEO/ E preku apo jo? Polemikat për golin e anuluar të Atletico Madridit, VAR nën akuzë
13 Mars, 08:47
-
Champions League/ Real Madrid mposht Atleticon me penallti dhe gjen Arsenalin, kualifikohen Dortmund e Aston Villa! Mësohen katër çerekfinalet
12 Mars, 22:53