Çerekfinalet e Champions/ Sonte Juve-Real Madrid, luhet edhe Sevilja-Bajern

Çerekfinalet e Champions/ Sonte Juve-Real Madrid, luhet edhe Sevilja-Bajern

Real Madridi gati pë sfidën e sotme

Sonte starton faza çerekfinale e Champions League. Superndeshja e mbrëmjes është ajo që luhet në Torino mes Juventus dhe Real Madrid përsëritja e finales së vitit të shkuar. Bardhezinjtë duan të marrin hak por nuk do të kenë në dispozicion Benatia dhe Pjanic të pezulluar që do të zëvendësohen nga Barzagli dhe Bentancur ndërsa në dispozicion të Allegrit do të jenë Alex Sandro dhe Mandzukic.Tekniku e cilëson këtë të sotmen një mbrëmje gala dhe shpjegon: “Do na duhet një ndeshje perfekte pasi duhet të rrimë në lojë dëri në fund. Humbja e finales së Cardiff do na shërbejë si leksion ndërsa jam i bindur se Dybala do bëjë një ndeshje perfekte” e mbyll Allegri. 

Kampionët në fuqi të Real Madrid janë gati, skuadra është e plotë dhe do luajë me më të mirët ku Isco duket më i favorizuar se Gareth Bale. Trajneri Zinedine Zidane vlerëson bardhezinjtë :” Juventusi po bën një sezon të mirë dhe është rritur krahasuar me vitin e kaluar ,e dimë që do të jetë një ndeshje e komplikuar por objektivi jonë është që të fitojmë” përfundon francezi.

Ndeshja tjetër e çerekfinaleve që do luhet po në 20:45 është Sevilla-Bayern Mynih. Skuadrat vijnë të plota ndërsa për andaluzianët mungesa e vetme është Ever Banega i pezulluar.

Për trajnerin Vincenzo Montella skuadra e tij historinë tashmë e ka bërë por do të luajë shanset e saj. Tek Bavarezët favoritë për të kaluar më tej trajneri Heynckes kërkon vëmendje duke thënë se atmosfera në stadium do jetë fantastike dhe nuk do një barazim pa gola pasi edhe Bayerni i tij do ta pësonte si Manchester United.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu