TIRANE - Për ditën e 70-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes organizoi një ceremoni ushtarake të Forcave të Armatosura të vendit, ku ministrja Mimi Kodheli tha se shqiptarët u radhitën në anën e duhur të historisë.
Edhe në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe kryetari kuvendit Meta, së bashku me ministra dhe ambasadorë dhe veteranë të luftës. Me këtë rast ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli mbajti një fjalim, ku fillimisht nderoi të rënët e luftës. Por ministrja Kodheli mes të tjerash theksoi se Shqipëria u radhit në anën e duhur të historisë kur luftoi kundër pushtuesve gjermanë, por ajo që ndodhi më pas ishte gabim fatal për vendin. Por pavarësisht debateve ministrja tha se ka ardhur koha që të punohet për të ardhmen e vendit, pa dallime politike apo krahinore.

Ceremonia e plotë ushtarake e Forcave të Armatosura
/Shqiptarja.com

VIDEO