Ceremonia e 100 vjetorit të Tiranës në Kavajë, Veliaj: 2020 viti i ringritjes

Ceremonia e 100 vjetorit të Tiranës në Kavajë, Veliaj: 2020 viti i ringritjes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kemi shansin që viti 2020 do të jetë viti i ringritjes dhe që 100 vitet e ardhshme të jenë më të mira se ato që lamë pas.Deklarata kjo e bërë nga Kavaja ku ishte ndalesa e radhës e turit për ceremoninë e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet. Veliaj shtoi se edhe sot, shoqërisë i lipset që të marrë vendime të rëndësishme për vendin.

“Nuk do të jenë 100 vite të lehta, por kemi shansin që të jenë 100 vite më të mira se ato që lamë pas. Ashtu si 100 vjet më parë, edhe sot, çdo ditë, kemi detyrë të marrim vendime. Një nga vendimet që morëm dje në Këshillin Bashkiak të Tiranës, i cili mund të duket i thjeshtë, është ai për “Shportën e Bebes”; pra, secila bebe që lind në qytetin e Tiranës merr një shportë me nevojat bazë për muajt e parë të jetës, si dhe një libër për prindërit e rinj, që të mësojnë prindërimin. Me këtë dua të them se nëse shoqëria jonë rrit familje të forta, mund të kemi një shtet dhe një qytet të fortë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se ashtu si pas tërmetit, kur shqiptarët bëhen bashkë, mund të bëjnë më shumë punë të mira. “Do të duhet të marrim vendime të rëndësishme për tërmetin dhe rindërtimin. Ky është viti i ringritjes, me banesa, me lagje, me komunitete të reja. Ndaj, miqtë e mi, nëse para 100 vitesh gjyshërit tanë kishin zgjuarsinë, mençurinë dhe kurajën që të merrnin vendime të guximshme në Lushnjë, në Rrogozhinë, në Kavajë, në Shijak, në Tiranë, për 100 vitet e tjera do të duhet që të kemi jo vetëm kurajën, por duhet të përveshim mëngët që të punojmë më shumë, të duhemi më shumë, të bashkëpunojmë më shumë, e ta çojmë përpara Shqipërinë dhe atdheun tonë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku përmendi edhe një vendim të rëndësishëm, i cili u mor dje në Këshillin Bashkiak të Tiranës, atë për hapjen e thirrjes për kredi të butë, e cila u vjen në ndihmë familjeve të reja që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë sipas interesave të tregut. “Kemi shumë çifte të reja nga Kavaja që jetojnë në Tiranë. Duam t’iu japim një ndihmesë në ditët e para, teksa krijojnë familjen e tyre të re, duke iu dhënë një kredi me interes të butë. Ne si bashki amortizojmë interesin, që ata të fillojnë jetën e tyre në Tiranë. Duam apo s’duam, Tirana rritet çdo vit dhe për këtë arsye na duhet çdo ditë të marrim vendime të rëndësishme”, tha ai.

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali falenderoi kryebashkiakun Veliaj për vlerësimin që i bën banorëve të këtij qyteti.

“Kavaja ka shumë ngjarje në histori për të cilat krenohet, një prej tyre ishte ajo e viteve ’90, kur u bë simbol i rrëzimit të diktaturës. Në shkurt 1920 Kavaja u shndërrua për disa ditë në mikpritëse të qeverisë. Falenderoj kryetarin Veliaj si personaliteti i parë i lartë që i shpreh mirënjohjen popullit të Kavajës, duke e futur në axhendën e festive”, tha Krali.

Prefektja e Qarkut të Tiranës, Suzana Jahollari u shpreh se sot Tirana ka ndryshuar shumë dhe është bërë metropol i botës shqiptare me një jetë intensive, politike, kulturore, ekonomike e shkencore. Ajo theksoi rëndësinë për të vijuar me realizimin e projekteve të vendosura për të ecur përpara në rrugën drejt zhvillimit dhe prosperitetit të vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lirije: 07/02/2020 00:11

    TIRANA SOT eshte ne diten e saj me te zeze ,,,veliaj ben ceremoni,,,Tirana te mbyt nga pluhuri,,,pislleku,,,ndertime pa fund e pa plan te pallateve,,duhej te kishte distance 40m nga njeri --tjetri,, dhe shkatarrim te ambjenteve te gjelbra ,,,lulishte,,,parqe,,,fusha sportive qe Tirana I kishte me shumice,,,,pa permendur ujin ,,autobuzet,,mungesen e trenit,,,pa le te flasesh per tramvaj ,,,asistenca per te papunet 40.000 leke,,,as per buke nuk I del familjareve ,,ky feston ,,c'fare duhet te festojne qytetaret e tiranes,,,apo qe punojne si skllever neper punishte per 250.000-300.000 leke te vjetra..ky veliaj ky mashtrues ordiner doli ne fushate zgjedhore dhe premtoi se Tirana kishte pallate te pashitura dhe do kishte zero ndertime ,,dhe sapo mori postin ka dhene 400 leje ndertimi pallatesh,,,per kete duhet te festojme ne,,,,ky duhet te largohet menjehere…..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës