Ceremonia e hapjes së Botërorit në ambasadën e Katarit në Tiranë, Veliaj: Është një moment bashkimi dhe energjie pozitive

Hapja e Kampionatit Botëror të Futbollit u prit edhe në Tiranë, me një ceremoni të organizuar nga Ambasada e Katarit, ku morën pjesë zyrtarë dhe përfaqësues të Misioneve Diplomatike në kryeqytet.

I ftuar në këtë ceremoni, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se sot, përveç se një ditë sfiduese për shkak të reshjeve që kanë pushtuar vendin, është edhe një ditë gëzimi, sidomos për sportdashësit. Veliaj e quajti këtë ngjarje të rëndësishme për botën e sportit edhe një mundësi për armëpushim.

“Futbolli është një moment gëzimi, është sporti më popullor në botë. Unë besoj fort te ajo që Gianni Infantino tha në prag të hapjes së Botërorit, se ka ardhur koha për një  armëpushim, ka ardhur koha të ulim konfliktin. Ai i referohej luftës në Ukrainë, por unë besoj se në të gjitha fushat e jetës kemi nevojë për një armëpushim, që nga mënyra si debatojmë me njëri-tjetrin, si konkurrojmë me njëri-tjetrin, si i zgjidhim mosmarrëveshjet tona - kemi nevojë për një armëpushim të madh. Shpresoj shumë që ky muaj festiv në Katar të jetë gjithashtu, një muaj i një armëpushimi të madh, një lloj paqeje që bëjmë me njëri-tjetrin në familjet tona, në qytetet tona, në shtetet tona dhe në politikën tonë,” u shpreh ai.

Kreu i Bashkisë tha se në pamundësi për të shijuar Fan Zone në ditët me shi, në Tiranë janë hapur edhe mini çadra të mbuluara për të gjithë ata që duan t’i ndjekin ndeshjet e kampionatit nën shoqërinë e miqve.

“Në ditët me shi do të jemi në këtë çadër dhe disa çadra të tjera në Tiranë, kurse në ditët e mira kemi Fan Zone në shesh. Megjithatë, jam i bindur se qoftë në këtë çadër, qoftë në shtëpitë e secilit, qoftë në lokalet e lagjes, këto do të jenë vatra energjie pozitive dhe bashkimi. Do të përçojmë mesazhin e sportit, që loja në skuadër na bën të gjithëve fitimtarë dhe nëse kemi cic-mice të vogla mes nesh, ky është ndoshta momenti që t’i lëmë mënjanë për diçka që është më e rëndësishme sesa debatet e ditës,” theksoi Veliaj.

Ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al Marri, në fjalën e tij tha se është hera e parë që një kompeticion i tillë mbahet në një vend të Lindjes së Mesme dhe se ai ndihej krenar që ky ishte vendi i tij.

“Padyshim, Botërori i Futbollit është eventi më i madh sportiv global dhe ne jemi shumë krenarë që ky botëror është kompeticioni i parë i Kupës së Botës që do të mbahet në botën arabe dhe në rajonin e Lindjes së Mesme në përgjithësi. Ky Botëror është gjithashtu eventi i parë madhor që bashkon dhe unifikon botën pas pandemisë së Covid-19. Ndaj dhe Shteti i Katarit i ka hapur dyert e tij për të gjithë botën dhe i mirëpret të gjithë pa dallim nga mbarë globi, për të përjetuar një eksperiencë mbresëlënëse dhe unike në llojin e saj. Jam shumë i lumtur të ndjekim së bashku hapjen e këtij turneu dhe ndeshjen e parë mes kombëtareve të Katarit dhe Ekuadorit,”, tha Al Marri.

S.C/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel