Ceremonia e pestë e diplomimit
në Universitetin "Marin Barleti"

Ceremonia e pestë e diplomimit<br />në Universitetin
TIRANE - Teksa një vit i ri akademik fillon, një brez i ri nis udhëtimin e gjatë në karrierë. Universiteti Marin Barleti mbajti pasditen e së premtes, 4 Tetor 2013, ceremoninë e pestë të diplomimit të studentëve Bachelor dhe Master, për vitin akademik 2013.

Ceremonia, e cila u zhvillua në oborrin e Kampusit 1 - pranë Liqenit Artificial, u drejtua nga pedagogu i këtij universiteti, aktivisti i njohur i shoqërisë civile, z. Erion Kristo.

Veç studentëve dhe familjarëve të pranishëm, ceremonia u nderua nga të ftuar që shërbejnë momentalisht si deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, ministra të kabinetit të qeverisë së re, politikanë si dhe pjesëtarë të trupit diplomatik në vend – të gjithë miq e dashamirës të këtij institucioni elitar.

Të ftuar nderi në ceremoni ishin Ministri i Mirëqenies Sociale & Rinisë, z. Erion Veliaj, dhe Ministre e Turizmit dhe Zhvillimit Urban, znj. Eglantina Gjermeni.

Rektori i universitetit, Prof. Dr. Marenglen Spiro ishte i pari që me fjalët e tij të ngrohta përcolli arritjet e këtij institucioni tek të ftuarit, si dhe veçoritë e disa studentëve të spikatur gjatë periudhës në UMB. Prof. Dr. Rexhep Meidani, ish-president i Republikës dhe kryetar i Bordit të të Besuarve në Universitetin Marin Barleti, përshëndeti studentët duke ju kujtuar kësisoj se ka disa standarde për suksesin, ndër të tjera, përkushtimi e cilësia në mësimdhënie, elementë që zotërohen nga stafi i UMB.

Ministri Veliaj, duke u përcjellë falënderimet e para prindërve, si mbështetësit kryesorë të arsimit të secilit prej studentëve, ju kujtoi se rruga e sapo nisur është e gjatë dhe e mbushur me sfida, por suksesi asnjëherë nuk vihet në dyshim kur procesi mësimor ka qenë i rregullt dhe i plotë, e dëshira për dije e cilësi nuk ka reshtur kurrë.

Të pranishmit, u përshëndetën dhe frymëzuan nga një Alumni e UMB-së, e cila falë arsimit që mori, sot gëzon sukses në punën e saj si trajnuese ndërkombëtare në rajon. Të mirët e më të mirëve, tre studentë të përzgjedhura nga studimet Bachelor dhe Master treguan rrugëtimin e përshkuar në këtë institucion dhe përshëndetën shokët e tyre, duke i uruar suksese në karrierën.

Prania e shumë personaliteteve gjatë këtij aktiviteti, ju kujtoi edhe një herë studentëve se me përkushtim, punë, e mbi të gjitha integritet e humanizëm, siç kujton çdo ditë i madhi Marin Barleti, rruga e mundimshme e karrierës mund të sjellë arritje të mëdha dhe emërime në pozicione që japin mundësi për të lënë gjurmë në historinë e vendit tonë.

Ceremonia kulmoi me lëshimin e tullumbaceve, si simbol i rrugëtimit të secilit prej të diplomuarve drejt të ardhmes. Fishekzjarrë dhe një koktej në nder të studentëve, familjarëve dhe të ftuarve përcollën festimet e Barletasve.

marin barleti
(Ceremonia e diplomimit në Universitetin "Marin Barleti"

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin