Ceremonia, ja rrugët që do bllokohen në Tirane

Policia e Tiranës, nëpërmjet një deklarate për mediat, bëri të ditur dje se ka marrë masat e nevojshme lidhur me ceremoninë mortore të pretendentit të Fronit Mbretëror, Leka Zogu I.

Sot, në date 03 Dhjetor 2011, ora 10.00 – 12.00, organizohen homazhe në Hollin qendror të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe më pas zhvillohet ceremonia mortore për vdekjen e Leka Zogu I, Pretendent për Fronin Mbretëror, më pas do përcillet trupi i tij për në banesën e fundit.

Ceremonia do të mbahet konkretisht ne itinerarin: Nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë – Bulevardi – Zhan D’Ark, – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Sheshi “Skënderbej” – Rruga e Kavajës – Varrezat e Sharrës.

Nga shërbimet e njësisë Rajonale të Policisë Rrugore më date 03 Dhjetor 2011 ora 08.00 deri në orën 13.00 do merren masat për bllokimin e trafikut dhe moslejimin e parkimit të mjeteve, në segmentin rrugor përgjatë rrugës Xhorxh VV. Bush nga sheshi “Sulejman Pasha” deri te Bulevardi “Zhan D’Ark”, Ura e rrugës së Elbasanit.

Pretendenti i Fronit Mbretëror, Leka Zogu I, ndërroi jetë dy ditë më parë në spital. Ndërkohë, Qeveria e ka shpallur ditën e sotme Ditë Zie Kombëtare, për këtë arsye të gjithë flamujt në qytet janë të ngritur në gjysëmshtizë.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet