Ceremonia, merr detyrën Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare, Imzot Arjan Dodaj! Të pranishëm Rama, Meta e Basha dhe drejtuesit e komuniteteve fetare (VIDEO)

Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare Imzot Arjan Dodaj ka marrë sot detyrën. Ceremonia po zhvillohet te Katedralja e Shën Palit, Tiranë, ndërsa të pranishëm janë drejtuesit e komuniteteve shqiptare. Kjo ceremoni ka bërë bashkë sot edhe krerët e politikës shqiptare, ku të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohet nga bashkëshortja Linda, Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Imzot George Frend dha dorëheqjen nga kujdesi baritor i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës dhe emëroi Arqipeshkv të Tiranës dhe Durrësit ndihmësin e tij Arjan Dodaj. Imzot Gerorge Frendo mbajti postimin e Arqipeshkv të Tiranës dhe Durrësit për 5 vite nga emërimi i tij më 17 nëntor 2016.

Në fjalën e tij të rastit Imzot Dodaj premtoi se do të shërbejë me devotshmëri dhe do ta kryejë denjësisht detyrën. Ai falënderoi të gjithë drejtuesit e komuniteteve fetare dhe drejtuesit e shtetit dhe politikës që ishin të pranishëm. Një falënderim i veçantë mirënjohjeje Dodaj e kishte për Imzot Frendon, i cili sipas tij "na ka dëshmuar një besim të gjallë.

"Në këtë shërbim të Ungjillit, në këtë Kishë Apostolike, mirënjohja ime është për paraardhësin tim Imzot George Frendo, që na ka dëshmuar një fe të gjallë me dashuri të madhe për Kishën dhe të varfrit, i angazhuar për një Kishë në ecje që së bashku me popullin e Hyjit, dëshirojmë ta çojmë përpara. Në shërbim të Hyjit të Abrahamit, që në vendin tonë adhurohet nga besimet e ndryshme, janë krerët e komuniteteve fetare të cilët sot i falenderoj përzemërsisht për prezencën e tyre:  Haxhi Bujar Spahiu, Imzot Asti Bakallbashi, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj, e pastor Ylli Doçi, që si një mozaik këtu së bashku shprehim që në Zotin jemi vëllezër të gjithë.

Ju përshëndes juve të nderuara autoritete shtetërore, zoti President Ilir Meta, zonja kryetare e Kuvendit Lindita Nikolla, zoti Kryeministër Edi Rama, zonja Rama, kryetarë bashkiakë dhe autoritete të ndryshme të jetës publike të vendit tonë, që na kujtoni qytetin e njerëzve me të cilët Kisha jeton, shërben e do, sepse e ndjen thellë si fushë ku e thërret Hyji për të mbjelle shpresën që nuk zhgënjen dhe paqen që vetëm Zoti dhuron", tha Dodaj.

Më 30 nëntor të vitit të kaluar, Papa Françesku pranoi dorëheqjen nga kujdesi baritor i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës (Shqipëri), të Imzot George Frendo dhe emëroi Arqipeshkv të Tiranës dhe Durrësit ndihmësin e tij Arjan Dodaj. Imzot Gerorge Frendo mbajti postimin e Arqipeshkv të Tiranës dhe Durrësit për 5 vite nga emërimi i tij më 17 nëntor 2016.

Ati i Shenjtë ka emëruar Arjan Dodaj, i cili ishte peshkop titullar i Lestronës dhe ndihmës i së njëjtës kryepeshkopatë, Kryepeshkop Mitropolitan Tiranë-Durrës (Shqipëri).

Arjan Dodaj lindi më 21 janar 1977 në Laç-Kurbin. Pas përfundimit të studimeve në Shqipëri, në vitin 1993 emigroi në Itali, në Cuneo. Në vitin 1997 ai kërkoi të pranohej në Vëllazërinë Priftërore të Djemve të Kryqit, Komuniteti Casa di Maria, me qendër në Romë. Ai studioi Filozofi dhe Teologji në përgatitje për priftërinë në Athenaeum Papnor Regina Apostolorum , duke marrë një Baccalaureate. 

VIDEO -*Mbërritja e kryeministrit Rama , presidentit Meta dhe kreut të PD-së Basha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:38
FOTO / Mesha e shenjtë e Hyrjes së Arqipeshkvit të ri Imzot Arjan Dodaj 'bashkon' politikën

Ceremonia e marrjes së detyrës së Arqipeshkvit të ri të Kishës Katolike Shqiptare Arjan Dodaj, ka bërë bashkë tre figurat më të rëndësishme politike në vend. Të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohet nga bashkëshortja Linda, Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

    Ora 10:37
    I kalon sot detyrën Imzot Arjan Dodaj, Imzot Frendo: Je më i ri se unë edhe ke shumë avantazhe të tjera! Shqiptarët në zemrën time, por vitet e fundit të jetës desha t'i kalon në vendlindje

    Imzot George Frendo i kalon sot detyrën e Arqipeshkvit të Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj, ndërsa në fjalën e tij në ceremoni, ai shprehu besimin se Dodaj do ta kryej më së miri këtë punë. Imzot George Frendo tha se shqiptarët dhe Shqipëria do të jenë gjithmonë në zemrën e tij, por shtoi se iu duk e drejtë që vitet e fundit të jetës së tij t'i kalojë në vendlindje.

    "Gjithmonë  e kam dashur Shqipërinë dhe shqiptarët dhe te ky popull kam gjetur dashuri e respekt më shumë se sa meritoja. Falënderoj popullin shqiptar që u bë edhe populli im. Do largohem nga Shqipëria me keqardhje, por mu duk e drejtë t'i kaloj vitet te fundit të jetës sime në vendlindje. Do mbeteni pjesë e zemrës sime e do ju kujtoj me lutje. Politika mund të ndryshojë e të përmirësojë strukturat, por besimi mund të arrijë atje ku nuk arrin politika, mund të ndryshojë zemrat. Le të angazhohemi më shumë për një Shqipëri më të drejtë, më të vëllazërore. I drejtohem pasardhësit tim, për më shumë se 4 vite kemi punuar ngushtë bashkë. Emri yt do të përmendet në meshë çdo ditë e kjo do të thotë se nuk do jesh vetëm në zbatimin e detyrës tënde, është një dioqezë me ty. Je shumë më i ri se unë dhe je shqiptar, që do të thotë se je më i aftë se unë për të kuptuar mentalitetin, psikologjinë e kulturën e këtij vendi. Për këto avantazhe që unë nuk i kisha, le të jenë për t'u një dhuratë që të bën shumë më afër deleve që Zoti do të të dhurojë", tha ai.

     

    /r.k./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Gege Kosova: 22/01/2022 12:20

      Urime ne perkushtimin Tuaj te pergjegjeshem e te ndergjegjshem ne shrebim shpiteror te besimtarve te poullit e atdheut Tuaj.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

    Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat