CERRIK - Një 15 vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij paraditen e sotme. Sherri mes dy adoleshentëve u zhvillua pranë shkollës 9 vjeçare "7 Marsi”, ku studionte viktima, ndërsa autori nuk ishte nxënës në këtë shkollë por në një shkollë tjetër .
Sipas dëshmitarëve sherri ka nisur jashtë oborrit të shkollës rreth 6 metra larg saj, në kohën e pushimit të madh. Mësohet se adoleshentët fillimisht janë grindur me grushta pasi janë konfliktuar gjatë lojës me letra bixhozi. Më pas sherri është përshkallëzuar në përdorimin e armëve të ftohta.
Nxënësi i klasës së 9-të, me inicialet V.R gjeti vdekjen në spital pasi nuk mundi t’i rezistonte plagëve me thik7♪ të marra në shpatull, në bark dhe në brinjë.
Policia vuri në pranga autorin e ngjarjes, 15 vjecari me inicialet E.F, ndërsa u shoqëruan për të dhënë dëshmitë e tyre edhe mësuesja kujdestare e viktimës dhe drejtori i shkollës 9-vjecare.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com