Cërrik, bie në humnerë dhe përfshihet nga flakët makina e punonjësit të policisë/VIDEO

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Gramsh në afërsi të fshatit Banjë rreth orës 16:00 të ditës së sotme.

Një automjet me targa me targa AA 245 KZ i drejtuar nga një punonjës i komisariatit të policisë së Cërrikut D.M 41 vjeç ka dalë nga rruga duke u rrokullisur rreth 40 metra dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Drejtuesi i mjetit është transportuar për në spitalin rajonal të Elbasanit, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.



(Policia në vendin e aksidentuar dhe makina e përfshirë nga flakët)

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'

8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'