CERRIK -  Simpatizantë të PD-së kanë sulmuar këtë mbëmje, zyrën elektorale të PS-së në Cërrik. Ata kanë shkatërruar dokumentacione dhe kanë goditur kryetarin e PS-së në Cërrik, Tomorr Zaimajn dhe anëtarin Bajram Liçi.

Për ngjarjen që ndodhi, përfaqësuesit e PS-së kanë bërë denoncim në polici. Autor i dhunës është nipi i kryetarit të bashkisë së Cerrikut.

INCIDENTI
Mbas marrjes së dokumentacionit i cili ndodhej në dy dosje agresori, Klement Curri i ka djegur demonstrativisht vetëm pak metra larg selisë së PS. Curri nuk është ndalur me kaq me më pas ka godit edhe anëtarin e organizatës Bajram Lici me sende të forta. 

Tomorr Zaimaj
(Foto: Tomorr Zaimaj duke denoncuar incidentin)

Sulmit të agresorit nuk i shpëtoi as kryetari i PS së Cërriku, Tomorr Zaimaj i cili së bashku me Bajram Licin shkuan në Satacionin e Policisë së Cërrikut dhe bënë një kallzim pernal për agresorin Klement Curri.

Në një prononcim për mediat Kryetari i partisë së Socialiste të Cërrikut dhe Lici u shprehën se “disa njerëz të papërgjegjeshëm dhe me precedent penal kanë sulmuar zyrën dhe kanë marrë inventarin e listës së emrave të majtë në zyrën tonë elektorale. Ky veprim ka një prapavijë të pastër politike dhe është organizuar nga kampi kundërshar. Mbasi i kemi kërkuar disa herë të largohej agresorit Curri, ky i fundit i ka marrë të dyja dosjet dhe i djegur në mes të qytetit”.
demtohet zyra PS cerrik
(Foto: Dokumentet e grisura ne seline PS te Cerrikut)

LIGORI: NUK NA FRIKESOJNE DOT

"Ca njerez minimalisht te papergjegjshem te shtyre nga pushteti ne ikje dhunojne zyren elektorale te Partise Socialiste ne Cerrik. Dhuna ne parlamentin shqiptar, dhuna verbale e kesaj pseudomaxhorance pjell vetem dhune!!
Nuk na friksojne dot!!
Ne 23 qershor edhe Cerriku si e gjithe Shqiperia do te Rilinde!!"- shkruan deputetja socialiste Shega Ligori, sot ne profilin e saj në facebook.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)