Një 26 vjeçar është ndaluar nga policia e Cërrikut pasi ngacmoi seksualisht një 18 vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në Klos, ku vajza ka qenë në shtëpinë ë saj bashkë me babain, por kjo nuk e ka penguar 26-vjeçarin për të kryer aktet.
Sipas policisë, Halit Mëhalla, 26 vjeç, ka ngacmuar E.S 18-vjeçare, por kjo e fundit ka njoftuar policinë e cila ka bërë të mundur prangosjen e të riut.
Ja njoftimi i policisë
Elbasan
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik, bënë ndalimin e shtetasit:
Ø Halit Mëhalla, 26 vjeç, banues në fshatin Klos, Cërrik.
Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi dyshohet të jetë futur në banesën e shtetasit F.S, 51 vjeç dhe të ketë ngacmuar seksualisht vajzën e shtetasit F.S, shtetasen E.S, 18 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vepra të turpshme” dhe “Dhunimi i banesës” parashikuar nga nenet 108/a dhe 112 të Kodit Penal.
Redaksia Online
(F.T/S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com