CËRRIK- Ka përfunduar në pranga një minoren i cili në ambientet e shkollës shkonte i armatosur.

Policia e Cërrikut ndaloi 17-vjeçarin me iniciale E.S nxënës i shkollës së mesme “Tomorr Sinani”.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 thika të cilat minoreni i mbante të fshehura në brez.

Arrestimi 17-vjeçarit u bë pasi uniformat blu kishin marë informacion që ky nxënës mban armë të ftohta në ambientet e shkollës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/2 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)