CËRRIK - Në prangat e policisë së Elbasanit janë vënë Adem  Balla dhe  Ramazan Balla, 70 dhe 22 vjeç të cilët dyshohet se janë autorë të vjedhjes së dyqanit të shtetasit me iniciale I.M në Cërrik. Dy të dyshuarit me banim në Cërrik dyshohet se kanë hyrë në dyqanin e 50 - vjeçarit dhe kanë marrë 15.000 lekë dhe disa paketa cigaresh.

Nga  veprimet  e  para  hetimore,  gjatë  kontrollit  të  ushtruar  në   banesën  e   tij  u   gjetën   dhe  u   sekuestruan  në  cilësinë  e  provës  materiale: Dy armë zjarri tip automatik model 56 me numër 4221905, një krëhër, 1 pushkë  model 56 me numër 186820 dhe 85 fishekë model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Mbajtja  pa  leje  e  armëve   luftarake  dhe  e  municionit”    “Veprime   që  pengojnë   zbulimin   e  së   vërtetës”   dhe  “Vjedhja”.
arme
arme
arme
arme
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)