Vogëlushi 7-vjeçar Agim Fejza është operuar dy herë nga tumori ne kokë, por mjekët i kanë thënë se duhet ti nënshtrohet një ndërhyrjeje tjetër. Ai jeton së bashku me familjen e tij në lagjen Fermë në Cërrik.

Familja Fejza, ka edhe dy fëmijë të tjerë më të vegjël se Agimi, ndaj jetesën e sigurojnë,duke grumbulluar kanaçe nëpër kazanët e plehrave në Cërrik, Belsh e kudo munden.

Familja Fejza jeton ne varfëri të plotë. Një nga dhomat në vend të tavanit është e mbuluar me plasmas, ndërsa për dysheme as që behet fjale. Nëna e vogëlushit 7-vjeçar, Lorena e dëshpëruar tregon se djali është operuar, por ndërhyrjen e tretë kirurgjikale nuk mund ta përballojnë.

E kanë nxjerrë me tumor, duhet ti bëj një tjetër ndërhyrje por nuk kam mundësi ta përballoj. Dua ti bëjnë një operacion tjetër, doktori aq sa pati mundësi na ndihmoi jashtë mase”, tregon e ëma..

Vogëlushi 7-vjeçar ka përsëri nevoje për kujdes shëndetësor dhe për këtë nëna i’u lutet të gjithë biznesmenëve dhe kujtdo njeriu tjetër human ta ndihmojë me të holla për të operuar djalin 7-vjeçar.

I bëj thirrje të gjithë biznesmenëve që të ndihmojnë çunin, djalin e vetëm”, thotë Lorena.

Mjeket kirurgë i kane lënë afat familjes Fejza dhjetorin e këtij viti për të kryer operacionin, pasi sëmundja ka përparuar . Në këto kushte të dy bashkëshortëve nuk i mbetet gjë tjetër veçse të luten çdo ditë për vogëlushin e tyre , i cili pavarësisht moshës së mitur vuan nga një sëmundja e rëndë.

Për të gjithë ata të cilët do të donin të ndihmonin vogëlushin, mund të kontribuojnë në llogarinë e mëposhtme:

AGIM FEZA
NR I LLOGARIS: 0001314946

IBAN CODE
AL43202310110000000001314946

SIFT CODE
SGSBALTX
 

[gallery]24089[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com