Certifikata mirënjohje për vullnetarët që ndihmuan gjatë vitit 'Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022', Veliaj: Nëse jemi të bashkuar, asgjë nuk na ndal

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shprehu një falënderim të veçantë 250 të rinjve e të rejave, që ndihmuan me përkushtim në jetëzimin e një prej ngjarjeve më të mëdha të Tiranës, në vitin e “Kryeqytetin Europian të Rinisë”. Teksa i dha secilit nga një certifikatë mirënjohje, Veliaj apeloi për më shumë bashkëpunim e solidaritet.

“Unë besoj se kjo gjeneratë e ka shansin të shenjohet nga një eksperiencë fantastike, siç ishte Tirana “Kryeqyteti Europian i Rinisë” dhe prej kësaj experience të bëhet më e mirë se gjenerata jonë. Ne mund të kemi ide të ndryshme, por duhet t’i themi njëri-tjetrit: ‘Jepi gaz, çoje deri në fund’ dhe kur dikush bën një punë e mirë, duhet t’i themi: ‘Bravo të qoftë!’ Ndaj, sot jam shumë krenar për secilin prej jush”, u shpreh Veliaj.

Tirana mori gjithashtu vlerësimin e anëtarëve të lidershipit të Forumit Rinor, duke u vlerësuar si qyteti më i mirë në 20 vitet e fundit, nga 20 qytete që e kanë mbajtur tashmë këtë titull. Sipas kreut të Bashkisë, ky titull duhet të shërbejë si një model frymëzimi në vendimet tona dhe si një nxitje për të ecur përpara e për të qenë më bashkëpunues me njëri-tjetrin.

“Për të qenë secili prej nesh më i mirë me tjetrin, më bashkëpunues, më pozitiv, me energji të mirë, nuk na duhet asnjë titull. E kemi vetë në dorë nëse duam të jemi përçarës, të ngulim thika pas shpine, apo të jemi pozitivë dhe bashkues. Nëse zgjedhim të dytën, nuk ka asgjë që na ndalon”, tha Veliaj.

Ai theksoi se eksperienca e përjetuar si “Kryeqyteti Europian i Rinisë” merr një domethënie të veçantë na kontekstin aktual, kur sfidat globale kanë pasur ndikimin e tyre. Megjithatë, kreu i Bashkisë apeloi se vetëm nëpërmjet kontributit të gjithsecilit, dashurisë për njëri-tjetrin dhe vlerave të vërteta njerëzore, këto sfida mund të bëhen më të lehta në shoqërinë që duam të ndërtojmë.

Pas më tepër se 1000 aktiviteteve, të organizuara nën logon e Kryeqytetit Europian të Rinisë, tashmë Tirana pritet të marrë stafetën si Qyteti Europian i Sportit 2023, gjë e cila konfirmon edhe njëherë rolin e rëndësishëm të kryeqytetit shqiptar, në aspektin rajonal.

S.C/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë