Certifikatat e origjinës do të lëshohen në mënyrë elektronike me nënshkrim digital
Genti Gazheli në Konventën e organizuar nga KE
Doganat Shqiptare kanë mundësuar një tjetër lehtësi për biznesin. Me ftesë të Komisionit Evropian, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave z. Genti Gazheli morri pjesë sot në Takimin e Komitetit të Përbashkët mbi Rregullat e Origjinës Preferenciale Pan–Euro- Mediteriane (PEM) në Bruksel.
Sipas Koventës së votuar sot, nga data 1 janar 2025 certifikata e origjinës së mallrave do të lëshohet në mënyrë elektronike me nënshkrim digital duke reduktuar kohën dhe kostot për bizneset mbi origjinën e mallrave si në import ashtu dhe në eksport.
Përdorimi i certifikatës elektronike të originës do të lehtësojë bizneset në eksportet dhe importet drejt/nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, vendet e EFTA, vendet e CEFTA, Turqia, Ukraina, Gjerogjia dhe vendet e Paktit të Barcelonës.
Deri më tani certifikatat e qarkullimit për qëllime të origjinës preferenciale duhjet të paraqiteshin të nënshkruara dhe vulë ndërkohë që me votimin e sotëm procesi do të jetë elektronik dhe do të lehtësojë biznesin në tregtinë me jashtë, si në eksport ashtu dhe në import.
Nevoja e përdorimit të certifikatave elektronike lindi në vitin 2020, si rrjedhojë e pamundësisë që ndeshin partnerët tregtarë për të ofruar pasi kontaktet midis administratave doganore dhe operatorëve ekonomikë në këto vende ishin pezulluar për shkak të pandemisë Covid-19.
Si palë kontraktuese në Konventën PEM, Shqipëria ka qënë pjesë e diskutimeve dhe negociatave 10-vjeçare për ndryshimin dhe përmirësimin e rregullave të origjinës preferenciale për arritjen e objektivave për thjeshtëzimin e tyre me qëllim rritjen e përfitimeve tregtare nga palët e Konventës.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7388
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fluks lëvizjesh në Kakavijë, në 24 orë kaluan mbi 10 mijë shtetas
24 Gusht, 10:40
-
Flukset në pikat e kalimit kufitar, drejtori i Doganave Gazheli në terren! Inspektim në Muriqan, 17 mijë qytetarë kaluan në 24 orë
20 Korrik, 17:34
-
Doganat, 1.1 miliardë euro për 6-mujorin, rritet konsumi i mallrave të akcizës
2 Korrik, 14:17
-
Murale në doganë/ Rrëfimi i Marias, artistes polake që po ‘vesh’ me lule Kapshticën
18 Qershor, 16:37
-
Raporti i doganave: Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe 450 mijë paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan vjet
8 Maj, 14:52
-
Nga sot, 5 shërbime te reja doganore përmes portalit e-Albania
30 Prill, 16:36
-
Jo më me koncesion por monopol shtetëror, nga 1 janari 2025 shteti prodhon dhe monitoron vetë pullat fiskale! Çmimi përcaktohet me VKM
26 Prill, 16:29
-
Shqipëri - Itali firmosin memorandum bashkëpunimi: Komisioni i përbashkët doganor kundër kontrabandës dhe mashtrimit në tregtinë ndërkombëtare
4 Prill, 14:40
-
FOTO/ Doganat bllokojnë 34 400 cigare elektronike kontrabandë në Portin e Durrësit! Ngarkesa nga Italia do shkonte në Kosovë
9 Shkurt, 14:14
-
15 mijë tonë mollë korçe stok, në treg shitet ajo nga Serbia e Greqia! Shoqata e Biznesit kërkesë Qeverisë: Rrisni për 3 muaj çmimin e referencës në dogana
7 Shkurt, 13:58
-
100 mln lekë dëm! Zhdoganonin mallrat që vinin nga Kina me fatura false, nën hetim 3 doganierë e 3 biznesmenë në Fier
31 Janar, 14:42
-
Fluksi në rritje në pikat kufitare për festat e fundvitit, Gazheli takim me kryetarët e Degëve Doganore, kërkon angazhim të shtuar
23 Dhjetor 2023, 10:25