SHBA- Një numër protestuesish në SHBA që mbështesin presidentin Donald Trump kanë hyrë në kompleksin e Kapitolit, ku ligjvënësit janë mbledhur në seancë për certifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar, ndërkohë që protestuesit amerikanë u përplasën me policinë që ruajnë ndërtesën. Për këtë arsye është pezulluar votimi. 

Një alarm emergjent është dhënë nga autoritetet amerikane që merren me ruajtjen e sigurisë. Madje, në një foto të publikuar në CNN, shihen teksa persona të armatosur ruajnë derën ku po mbahej seanca. Në daljen e tij për mediat pas tensioneve, presidenti i zgjedhur Joe Biden tha se një pamje e tillë nuk përfaqëson SHBA-në, duke iu drejtuar protestuesve "të mendojnë se po i sheh bota". Ndërkohë, ftoi edhe Trump që të reagojë! Dhe përgjigja erdhi menjëherë. Donald Trump në një lidhje të drejtpërdrejtë tha se i mirëkuptonte qytetarët pasi zgjedhjet i janë vjedhur, por në fund iu bëri thirrje që të shkonin në shtëpi.

Mediat amerikane raportuar për një grua të plagosur në gjoks, pasi u qëllua me armë, por lidhur me këtë ngjarje të rëndë nuk janë sjellë më detaje të tjerë për mënyrën se si ndodhi e gjitha.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:10
Protesta në Kapitol, Uashington vendoset në shtetrrethim për 12 orë

Nën mesin e tensioneve, Uashingtoni do të vendoset në shtetrrethim duke filluar nga ora 6 pasdite me orën lokale në SHBA e cila do të zgjasë për 12 orë. Njoftimin e dha kryebashkiakja Muriel Bowser pasi protestuesit përfshinë kampin e Kapitolit të SHBA-së.

"Unë vazhdoj t'i nxisë të gjithë qytetarët e Uashingtonit të qëndrojnë në shtëpi. Policia do të urdhërojë protestuesit në bazat e Kapitolit të evakuohen” – thotë Bowser.

“Gjatë orëve të ndalimit të qarkullimit, asnjë person, përveç personave të caktuar nga kryebashkiaku, nuk do të lëvizë” thuhet në deklaratën kryebashkiakes. 

Urdhri i shtetrrethimit nuk do të vendoset në zbatim për punonjësit më të rëndësishme, përfshirë punonjësit e medias.

Trenat e fundit do të largohen nga stacionet e transferimit në qendër të qytetit në 8 pasdite, dhe shërbimi drejt qendrës do të përfundojë më herët. Nuk do të ketë transport alternativ.

Ora 23:00
Si po reagon bota ndaj protestave në Capitol Hill të SHBA?

1609970638_160996591454.jpg

Një numër i madh liderësh në të gjithë botën duke dënuar rëndë dhunën me të cilën po përballet vendi.  Kryeministri britanik, Boris Johnson e përshkruan skenën në Kapitol Hill si "të turpshme"

"Skena të turpshme në Kongresin e SHBA. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë për demokracinë në të gjithë botën dhe tani është fondamentale që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit," shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cilësoi këto skena si shokuese.

"Skena shokuese në SHBA. Rezultati i këtyre zgjedhjeve demokratike duhet të respektohet", shkruan Stoltenberg.

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli bëri thirrje që votat demokratike duhet të respektohen.

"Skena thellësisht shqetësuese nga Capitol i SHBA sonte. Votat demokratike duhet të respektohen. Ne jemi të sigurt që SHBA do të sigurojë që rregullat e demokracisë të mbrohen", shkruan Sassoli.

Ora 22:31
Trump: E di që jeni të lënduar, por është koha të ikni në shtëpi (VIDEO)

Në një konferencë për medien preisdenti në largim Donald Trump bëri thirrje protestuesve që të largohen nga Capitol Hill.

" E di që jeni të lënduar, zgjedhjet na u vodhën, por është koha të ikni në shtëpi. "u ka bërë thirrje protestuesve të cilët duket se kanë planifikuar ta gdhijnë natën në Capitol Hill.

Ai ka falënderuar mbështetësit e tij

"Ju dua shumë, jeni të veçantë. Nuk mund të tregohemi të dhunshëm".

Reagimi i Trump erdhi vetëm pak minuta pasi Biden i bëri atij thirrje që të kërkonte largmin e qytetarëve nga Capitol Hill. 

Ora 22:01
Biden: Ky kaos nuk përfaqëson Amerikën e vërtetë. Është çregullim, është kaos, Mendoni për botën që po na shohin (VIDEO)

Në fjalën e tij të parë pas protestave të dhunshme në Capitol Hill, ka reaguar presidenti i zgjedhur Joe Biden i cili ka bërë thirrje që të marrin fund protestat e dhunshme në SHBA.

"Ky kaos nuk përfaqëson Amerikën e vërtetë. Është çregullim, është kaos."

Në fjalën e tij Biden theksoi se është koha për t'i dhënë fund gjendjes në kundërshti me vlerat kundërshtare.

"Duhet të marrë fund tani. Fjalët e një presidenti kanë rëndësi, pa pasur rëndësi. një president mund të inspirojë për mirë ose të nxisë për keq. Ftoj presidentun Trump të dali në lidhje direkte dhe të kërkojë që kjo çmenduri të marrë fund, " tha Biden.

Amerika ka kaluar shumë dhe puna e jonë do të jetë ristaurimi i demokracisë të prekur dukshëm nga trazirat e fundit.

"Ajo çfarë ndodhi sot është shënje se demokracia është e brishtë. Mendoni për fëmijët që po na shohin. Mendoni për botën që po na shohin. Amerika është shumë herë më e mirë se kjo që po shohim sot," tha Biden.

Ai i bëri thirrje Trump të tërhiqet dhe të veprojë si president i SHBA.

"Ne duhet të ndalemi. Kjo është SHBA, nuk ka asgjë që ne sja kemi dalë. Trump reago. Zoti mbroftë Amerikën dhe të gjithë ata në Capitol Hill".

Ora 21:39
Trump sërish thirrje qytetarëve: Mbani qetësinë, mos ushtroni dhunë

 

Teksa tensionet janë rritur në Capitol, Presidenti në detyrë, Donald Trump u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë dhe të mos ushtrojnë dhunë.

Në një postim në Twitter, ai shkruan që të respektojnë dhe efektivët e policisë.

“Unë u kërkoj të gjithë qytetarëve në Capitol të SHBA të qëndrojnë të qetë. Asnjë dhunë! Mos harroni, ne jemi Partia e Ligjit dhe Rendit, respektoni Ligjin dhe burrat dhe gratë tona të shkëlqyera në blu. Faleminderit” – shkruan Trump.

Ora 21:39
Protestuesit thyejnë xhamat në Kapitol (VIDEO), Pence: Dhuna dhe shkatërrimi duhet të ndalet tani

Protesta në SHBA vazhdon të bëhet edhe më e dhunshme, disa protestues kanë filluar të thyejnë xhamat e ndërtesës qeveritare.

Ja se si Dana Bash përshkroi pamjet :

"Ne aktualisht po shikojmë videot nga këta anarkistë ... këta njerëz që ishin të përfshirë në këtë kryengritje. Ata thyen xhamat në Kapitol dhe tani ata po ngjiten nga dritarja."

Ndihmësit po e nxisin Presidentin Trump të reagojë me një deklaratë më të fortë në përgjigje të kaosit që po zhvillohej në Capitol Hill pasi mbështetësit e tij thyen barrierat e sigurisë.

Pence, në një reagim theksoi se ai është i sigurtë dhe u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë qetësi dhe tregoi edhe njëherë se një sjellje e tillë nuk do të falet.

“Dhuna dhe shkatërrimi në Kapitolin e SHBA duhet të ndalet dhe duhet të ndalet tani. Kushdo që përfshihet duhet të respektojë oficerët e Zbatimit të Ligjit dhe duhet menjëherë të largohen nga ndërtesa,” shkroi Pence në Twitter.

Ai vazhdoi: “Protesta paqësore është e drejta e çdo amerikani, por ky sulm ndaj Kapitolit tonë nuk do të tolerohet dhe ata që përfshihen do të ndiqen penalisht në masën më të plotë të ligjit.”

Ndërkohë që është thirrur në ndihmë edhe garda kombëtare për të ndërhyrë në zgjedhjen e situatës.

Ora 21:32
Protesta në SHBA, kongresmeni i Illinois: Tentativë për grusht shteti

Kongresmeni i shtetit të Illinois, Adam Kinzinger e ka konsideruar protestën që po zhvillohet në Kapitol si një grusht shteti.

“Kjo është një përpjekje grusht shteti” – shkruan në Twitter Kinzinger.

Ora 21:29
Prokurori i përgjithshëm thirrje Trump: Largo mbështetësit nga Capitol Hill

Prokurori i Përgjithshëm Karl A. Racine me anë të një deklarate i bëri thirrje Trump, që tu kërkonte qytetarëve të largohen nga Capitol Hill.

"Ne i bëjmë thirrje Presidentit Trump që menjëherë t'u thotë mbështetësve të tij, të cilët po shkelin rregullat -s dhe kanë shkelur Kapitolin , të ndalin,  të heqin dorë dhe të kthehen nga kanë ardhur në një mënyrë paqësore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë demokracia më e madhe në botë dhe kjo qëndron në një tranzicion paqësor të pushtetit, tha prokurori.

"Ne e nxisim Presidentin Trump të bëjë atë që ai nuk ka bërë ende, por që ai duhet të bëjë: të urdhërojë mbështetësit e tij të largohen nga Distrikti i Kolumbisë dhe të përqafojnë plotësisht kalimin e pushtetit te Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe Zëvendës Presidentja e zgjedhur Kamala Harris.

Në mes të kësaj trazire, të gjithë banorët  duhet të qëndrojnë në shtëpi. Në asnjë rrethanë askush nuk duhet të udhëtojë në qendër të qytetit dhe as të jetë në afërsi të ndërtesave federale.

Ora 21:17
Protesta e dhunshme në shba, një grua në gjendje të rëndë shëndetsore

1609964884_deb249684a5f4d748bfb81a0986ead29.jpg

Një grua është raportuar të jetë në gjendje të rëndë pasi është goditur me armë në gjoks, raporton CNN. Nuk ka ende të dhëna sesi ka ndodhur ngjarja, por gjendja e gruas deklarohet si kritike.

Ora 21:12
Evakuohen Pence dhe Harris, maska anti-gaz për ligjvënësit që gjenden ende në Capitol Hill

Pas ndërhyrjes së protestuesve në Capitol Hill, konfirmohet se disa nga ligjvënësit janë evakuar në një vend të sigurtë. Në bazë të deklaratave Zëvëndës Presidenti Mike Pence dhe zëvëndës presidentja e zgjedhur Kamala Harris gjenden në një vend të sigurtë.   

Anëtarëve të cilët ende gjenden në ndërtesë po u jepen maska gazi raportojnë mediat vendase.

Të gjithëve ndërkohë u është kërkuar të  zhvendosen në dhomën e veshjes, ndërkohë që për momentin gjenden 100 vetë brenda dhomës. 

Seancat e posaçme të Dhomës dhe Senatit janë ndërprerë midis përplasjeve të përshkallëzuara midis protestuesve dhe policisë. Votimi i certifikimit të Kolegjit Zgjedhor është ndalur pasi protestuesit thyen ndërtesën e Kapitolit. Ligjvënësve u është thënë që të "jenë të përgatitur" për t'u zhvendosur në dhomat e zhveshjes, por "në këtë moment me kohë nuk ka asnjë kërcënim për dhomën."

 

Ora 20:59
FOTO-LAJM/ Rojet e sigurisë të armatosur mbajnë derën e mbyllur të Kongresit Amerikan

Kjo foto vjen nga dhoma e Kongresit Amerikan! Forcat e sigurisë të Armatosur janë të pozicionuar në derën kryesore, me qëllim për të parandaluar hyrjen e protestuesve.

Ora 20:56
Protestues mësyjnë në ndërtesën e Kongresit/ Trump: E gabuar! Kemi një vend për të shpëtuar dhe kjo nuk i ndihmon askujt

Presidenti në detyrë Donald Trumo ka bërë thirrje për qetësi. Sipas tij, kjo gjë nuk i shërben askujt.

"Kjo është e gabuar dhe jo kush jemi ne. Përdorni të drejtat tuaja për ndryshim, por mos filloni të veproni si pala tjetër. Ne kemi një vend për të shpëtuar dhe kjo nuk i ndihmon askujt", shkruan Trump.

 

Ora 20:49
Tension në Kapitol, protestues pro-Trump mësyjnë në ndërtesën e Kongresit (VIDEO)

Një numër protestuesish që mbështesin presidentin Donald Trump kanë  hyrë në kompleksin e Kapitolit, ku ligjvënësit janë mbledhur në seancë për certifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar, ndërkohë që protestuesit u përplasën me policinë që ruajnë ndërtesën. Ndërkohë që presidenti Trump, në një koment në Tëitter, u bëri thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë.

 

Ora 19:58
Kreu i senatit amerikan thirrje kolegëvë republikanë të votojnë për certefikimin, McConnell: Votuesit, gjykatat kanë folur

Udhëheqësi i shumicës së senatit amerikan Mitch McConnell, gjatë seancës së sotme ka sulmuar dha ashpër  të gjithë republikanët që po sfidonin fitoren e Kolegjit Zgjedhor të Joe Biden, duke thënë se kjo mund të dëmtonte shumë Amerikën.

Në fillim të debatit për vërtetimin e rezultatit të Kolegjit Zgjedhor, McConnell tha:

 "Ne nuk mund ta deklarojmë veten thjesht si një bord kombëtar të zgjedhjeve për steroide. Votuesit, gjykatat, shtetet, të gjithë kanë folur. Nëse i tejkalojmë ata do të dëmtohet republika jonë përgjithmonë."

Ndërkohë që përfaqësuesit demokratë bënin thirrje për një transferim paqësor të pushtetit.