TIRANE- Çertifikimi i “bluzave të bardha” do të vazhdojë edhe për 4 vite të tjera. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin, i cili detyron mjekët, farmacistët dhe infemierët të marrin pjesë në programin e  edukimit në vazhdim, duke mbledhur një numër të caktuar kreditesh. Ndryshe nga cikli i parë, tashmë duhet të mbledhin kredite edhe infermierët e të gjithë spitaleve.

Kush merr pjesë
Profesionistët e përfshirë në programin e certifikimit janë mjekët, stomatologët, farmacistët e ndihmësfarmacistët dhe infermierët e mamitë, që ofrojnë shërbime shëndetësore në institucionet publike ose private të kujdesit shëndetësor parësor, dytësor dhe terciar dhe ata të institucioneve akademike shëndetësore.