/ATSH-E.Xhajanka/- Projekti i ri rajonal, B-REDI që përfshin Shqipërinë, Maqedoninë dhe Serbinë, i mbështetur nga USAID-i, do të mundësojë certifikime të përshtatshme të prodhimeve bujqësore, me kërkesat e tregjeve evropiane për fermerët e rajonit tonë.
Për t'i ofruar fermerëve shqiptarë më shumë mundësi për të përmirësuar procedurat e tyre të prodhimit dhe të rrisin eksportet, projekti do të realizojë trajnimin e parë të fermerëve nga data 30 shtator-2 tetor në Lushnje. Fillimisht trajnimi do të jetë me prodhuesit e frutave dhe perimeve ndërsa një takim i dytë do të jetë me trupa audituese dhe konsulentë privatë përgjegjës për certifikimin e sistemeve Global GAP në Shqipëri.
Kompanitë zbatuese të projektit janë Creative Business Solutions (CBS) nga Shqipëria, AgBiz MK nga Maqedonia dhe SMS Consulting d.o.o nga Serbia, që po bashkëpunojnë së bashku për rritjen e sigurisë ushqimore. Siguria ushqimore është objektivi themelor i të gjitha certifikimeve që nga Global GAP, HACCP apo ISO 22000.
Përmes projektit B-REDI për Asistencë në Përputhje me Standardet e Bujqësisë dhe Çertifikimit do të përfitojnë 15 fermerë dhe agropërpunues shqiptarë.
Certifikimi Global GAP është pjesë e projektit që synon lidhjen e fermerëve dhe tregtuesve për të pasur produkte më të sigurta për konsumatorët.
Por cilat janë arsyet kryesore pse fermerëve u duhet certifikimi Global Gap? Zbatimi i aktiviteteve të USAID-it do të ketë tre drejtime kryesore; trajnime për të rritur njohuritë mbi cilësitë kryesore të standardeve dhe certifikimeve; asistencë në zbatimin dhe certifikimin e standardeve për të rritur shitjet dhe eksportin si dhe asistencë në krijimin e lidhjeve të tregjeve rajonale me ato evropiane.
Tashmë Shqipëria ka një mundësi të artë të fokusojë prioritetet, politikat dhe investimet drejt zhvillimeve gjithpërfshirëse dhe afatgjata, që i mundësojnë çdo qytetari, sot dhe në të ardhmen, mundësi për një ushqim të sigurt.
/Shqiptarja.com