Certifikohen 100 vlerësuesit e parë të Rrjetit Kombëtar të Vlerësuesve! Ministrja: ky hap fuqizon kapacitetet inspektuese në sistemin arsimor parauniversitar

Certifikohen 100 vlerësuesit e parë të Rrjetit Kombëtar të Vlerësuesve! Ministrja: ky hap fuqizon kapacitetet inspektuese në sistemin arsimor parauniversitar

Ministria e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi

Është zhvilluar sot ceremonia e shpërndarjes së certifikatave të trajnimit për 100 vlerësuesit e parë të Rrjetit Kombëtarë të Vlerësuesve, e pranishme në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të trajnimit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nënvizoi rëndësinë e vlerësimit periodik të brendshëm dhe të jashtëm të institucioneve arsimore parauniversitare, si një hallkë e rëndësishme për të rritur cilësinë e shkollës në të gjitha drejtimet.

Më tej ajo falënderoi Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) si dhe Shkollën e Drejtorëve për realizimin e këtij programi.

Ky program trajnimi brenda dy vjetësh do të bëjë të mundur krijimin e një rrjeti të gjerë kombëtar prej 400 vlerësuesish të jashtëm të institucioneve të arsimit parauniversitar, në përbërje të të cilit do të jenë specialistë të vlerësimit të DRAP (Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar)  dhe ZVAP ( Zyrat  Vendore të Arsimit Parauniversitar)  në të gjithë Shqipërinë, si edhe drejtues shkollash që janë certifikuar nga Programi i Trajnimit të Detyrueshëm përgatitur pranë Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar”.

Programi po zbatohet nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit Parauniversitar me mbështetjen e Shkollës së Drejtorëve, përmes financimit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt