Certifikohen 158 guida turistike
Ekonomi: Përmirësojnë sektorin

Certifikohen 158 guida turistike<br />Ekonomi: Përmirësojnë sektorin
Tashmë sektori shqiptar i turizmit ka 158 guida të certifikuara zyrtarisht. Certifikatat janë ndarë nga Ministrja e Ekonomisë dhe Turizmit Milva Ekonomi.
 
Ajo tha se certifikimi i guidave jep fund konkurrencës së pandershme mes vetë gudiave, ndërkohë që do përmirësojë edhe këtë shërbim për turistët në gjithë territorin.
 
“Shqipëria ka nevojë që të ketë gjithmonë partnerë ndërkombëtarë që zhvillojnë këto kurse dhe këto guida sikurse kanë nevojë edhe për partnerë vendas. Mos harroni asnjëherë se përpjekja për të përmirësuar shërbimin e udhërrëfyesit turistik të jetë e koordinuar edhe me partnerët ndërkombëtarë. Ju ndërkohë keni kuptuar që keni shumë partnerë të interesuar për segmente të caktuara ose për paketa që janë të kombinuara ku dijet tuaja zënë një vend shumë të rëndësishëm në këtë paketë të kombinuar”,
tha Ekonomi.
 
Procesi i certifikimit të guidave turistike nisi në vitin 2016 dhe certifikatat ju dhanë subjekteve që kanë plotësuar kushtet që përcakton ligji për turizmin.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla