Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut.
Sipas certifikimit të përbërjes së re parlamentare, partitë shqiptare do të përfaqësohen me 32 deputetë në parlamentin me 120 vende.
BDI-ja e Ali Ahmetit ka siguruar 15 mandate deputeti, koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa 12, PDSH-ja 1 dhe Lëvizja Besa në koalicion me LSDM, fituese e zgjedhjeve, me katër mandate
Partia fituese e ish kryeministrit Zoran Zaev, do të jetë grupi më i madh parlamentar me 46 deputetë kurse opozita maqedonase VMRO-DPMNE me dy mandate më pak.
Kreu i BDI, Ali Ahmeti ka deklaruar se është i gatshëm të bëj koalicion qeverisës me këto nga dy partitë e mëdha maqedonase, me kushtin e vetëm që për kryeministër të jetë një shqiptar, teksa gjatë fushatës zgjedhore projektoi për këtë post, edhe një emër të përveçëm, atë të Naser Ziberi-t.
Në bazë të rezultateve përfundimtare, Zoran Zaev (LSDM) ka fituar të drejtën për të formuar qeverinë dhe për të cilën ka dy alternative, ose në bashkëqeverisje me BDI dhe koalicionin tjetër shqiptar ‘Aleanca dhe Alternativa’, ose me njërën prej të dyjave dhe me tre parti të tjera të vogla që kanë fituar nga 1.3 deri 4%.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
12%
-
Jo
80.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1312
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Kurti ndërhyri rreth gjuhës shqipe në RMV', Ali Ahmeti mesazh qytetarëve: Mos e lini Kosovën në të njëjtën pako me Rusinë dhe Bjellorusinë
8 Shkurt, 15:30
-
Maqedoni e Veriut, shqiptarët po përjashtohen nga institucionet kyçe të shtetit! Ali Ahmeti ngre alarmin: Rrezikohet struktura multietnike! Njoftuam BE, SHBA e Britaninë
7 Shkurt, 12:22
-
'A e dëgjuat Ramën e Spiropalin, ligji të mos preket', Ali Ahmeti reagon pas deklaratës së Albin Kurtit për gjuhën shqipe në RMV: Kërko falje (VIDEO)
6 Shkurt, 21:55
-
Basha pret Ali Ahmetin: Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal! Përpjekje për ta kthyer RMV në një satelit ruso-serb
29 Janar, 10:30
-
Ahmeti: Nuk me vjen mirë që Kosova i ka marrëdhëniet kaq të ftohta me Amerikën dhe Evropën, falë tyre u çlirua!
29 Dhjetor 2024, 16:43
-
Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'
28 Dhjetor 2024, 20:18
-
Kryetarit të Komunës së Strugës i konfiskohet pasaporta
28 Dhjetor 2024, 15:34
-
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet rreth Ligjit për gjuhët
27 Dhjetor 2024, 15:42
-
Arben Taravari paralajmëron ‘arrestimin’ e Ali Ahmetit
20 Dhjetor 2024, 10:11
-
Grubi në kërkim ndërkombëtar, reagon BDI: Propozuam ligj për mos futjen e non gratave në zgjedhje, e rrëzuan ata që na akuzojnë sot
19 Dhjetor 2024, 11:32
-
Ali Ahmeti takohet me opozitën në Kosovë: Nuk takohem me Kurtin, sepse s’ka vullnet nga ana e tij!
17 Dhjetor 2024, 14:54
-
'S’jam politikan i salloneve dhe biskotave', Ali Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
13 Dhjetor 2024, 10:34