Mesfushori i Barcelonës, Çesk Fabregas shpreson të luajë një rol të rëndësishëm në kombëtaren spanjolle në Kampionatin Evropian, që do të startojë këtë të premte në Poloni e Ukrainë. Fabregas është rikuperuar nga dëmtimi dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Del Bosque.
“Jam optimist përpara fillimit të fazës finale në Euro 2012. Ndihem mirë fizikisht dhe mentalisht. Shpresoj që të jem një lojtar i rëndësishëm për Spanjën, ashtu sikurse isha në Evropianin e vitit 2008”, ka theksuar Fabregas.
“Duam të bëjmë histori këtë verë, duke u bërë kombëtarja e parë që fiton radhazi Evropianin, Botërorin dhe sërish Evropianin. Gjithsesi, kjo nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi secila skuadër dëshiron ta mposhtë Spanjën”. Ndeshjen e parë në Euro 2012 spanjollët do ta luajnë kundër Italisë, më 10 qershor. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com