FSHF vijon të monitorojë situatën e Ballist Morinës dhe të japë ndihmesën e saj në zgjidhjen e çështjes.
Denis Bastari Drejtuesi i Departamentit të Administratës në këtë institucion tha se Presidenti Duka ka marrë edhe garancinë e Kryeministrit Rama se kjo situatë do përfundojë me sukses.
FSHF sqaron se është angazhuar edhe drejtpërdrejt nëpërmjet një personi të specializuar që e ka dërguar në Kroaci.
“Duam të sigurojmë të gjithë se ne si institucion sportiv po ndjekim të gjitha hapat e nevojshme që kjo të këtë një zgjidhej sa më pozitive dhe të shpejtë.
Presidenti Duka është në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin Rama i cili gjithashtu është në kontakt me homologun e tij korat.
Nga ana jonë ne kemi qenë në kontakt me familjarët e Ismail Morinë, kemi qenë në kontakt me avokatin e tij dhe vazhdojmë ta ndjekim situatën nga afër dhe kemi një mbikqyrje shumë të detajuar për këtë ngjarje dhe kemi një kontakt direkt nga Kroacia.
Gjithashtu kryeministri i vendit ka garantuar presidentin Duka se është duke bërë përpjekjet maksimale nëpërmjet qeverisë së tij dhe personalisht që kjo të përfundojë me sukses dhe zoti Ismail Morina të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur.
Nga dita e djeshme ne kemi dërguar një personin tonin të specializuar i cili është në Kroaci në momentin që ne flasim, është në kontakt me avokatin e zotit Ismail Morina, familjarët e tij por gjithashtu edhe me persona të tjerë të sektorit juridik të shtetit kroat”, është shprehur Denis Bastari.
Ismail Morina është bërë i njohur për ngjarjen e Beogradit, ku në ndeshjen Serbi- Shqipëri ngriti në stadium nëpërmjet një droni një flamur ku shfaqej harta e Shqipërisë së Madhe, Ismail Qemali, Isa Boletini dhe mbishkrimi “Autochthonous”.
Kryetifozi i kombëtares shqiptare është arrestuar në Kroaci, ku gjykata ka vendosur në bazë të një urdhri arresti ndërkombëtar të lëshuar nga ana e Serbisë për Morinën, ekstradimin e tij në Serbi.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO