Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve do të mblidhet më datë 28 janar për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit zv/kryeministres dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vendim ky i marrë nga Kuvendi i Shqipërisë.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i kërkoi më 16 dhjetor Kuvendit autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut, pra rrjedhimisht heqjen e imunitetit të deputetit që ajo gëzon e më pas hapjen rrugë të marrjeve të masave ligjore.
E pandehur për shkeljet në tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 7 procedura të tjera prokurorimi lidhur me ndërtimin e lotëve të Unazës së Madhe, SPAK ka dyshime se Balluku duke qenë në detyrë, rrezikon të prishë provat hetimore dhe të intimidojë dëshmitarët. Kjo kërkesë e SPAK iu përcoll Kuvendit të Shqipërisë 4 ditë pas Gjykata Kushtetuese pezulloi vendimin e GJKKO-së dhe riktheu në detyrë zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në kuadër të kërkesës së SPAK, Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve u mblodh për herë të parë dhe të fundit për këtë çështje më 19 dhjetor. Vetë Belinda Balluku nuk mori pjesë, por u përfaqësua nga avokatët e saj. Prezent ishin dhe prokurorët e çështjes Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, si dhe vetë kreu i SPAK Klodian Braho.
Mbledhja nuk zgjati më shumë se 4 orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pas shumë diskutimesh, 10 anëtarët e Këshillit të Mandateve morën USB-në me mbi 10 mijë faqe prova ku SPAK mbështet kërkesën drejtuar Kuvendit.
Që pas kësaj mbledhje, 5 anëtarët e PD kanë kërkuar vazhdimisht mbledhje, por asnjëra nuk është zhvilluar. Rama në një prononcim publik deklaroi se Këshilli i Mandateve nuk do të mblidhet pa u shprehur fillimisht Gjykata Kushtetuese për çështjen “Balluku”, konkretisht për masën “pezullim nga detyra” të dhënë nga GJKKO. Kjo seancë do të mbahet më 22 janar dhe do të zhvillohet në praninë e mediave.
Belinda Balluku është marrë e pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe. Në të dy rastet, dyshohet se fituesi është paracaktuar. Gjithashtu, ish-drejtori i ARRSH Gentian Gjyli dhe ish-drejtori i KESH Erald Elezi akuzohen për shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas bërjes publike të datës se kur Këshilli i Mandateve do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Bardhi thotë se kjo mbledhje 6 javë pas kërkesës së SPAK, është një akt i paprecedentë dhe një mundësi për Ballukun për të prishur provat e për të intimiduar dëshmitarë.
“Pas kallëzimit penal për shpërdorim detyre nga Grupi Parlamentar i PD, sot pasdite Niko Peleshi ka njoftuar se do të mbledhë Këshillin e Mandateve në datën 28 Janar 2026, pra fiks 6 javë pasi SPAK ka paraqitur kërkesën.
Ky bllokim 6-javor është i paprecedent dhe një akt i lartë papërgjegjshmërie nga ana e mazhorancës socialiste, që ka vendosur të jetë bunkeri i të korruptuarve të qeverisë së Edi Ramës.
Pengimi i drejtësisë dhe bllokimi nga Kuvendi i shqyrtimit të kërkesës së SPAK për 6 javë, ka cënuar hetimet dhe i ka dhënë mundësi të pandehurës Balluku që të tentojë prishjen e provave/intimidimin e dëshmitarëve.
Edi Rama nuk fshihet më në vullnetin e tij për të mbrojtur korrupsionin qeveritar. Akte si këto, të diktuara nga tmerri se drejtësia po i afrohet më në fund atij vetë, tregojnë se sa të shpejtë dhe të dhimbshëm do ta ketë fundin e tij.
Në emër të Grupit Parlamentar të PD dënoj me forcë shkeljen e Rregullores nga Niko Peleshi dhe zbatimin prej tij të urdhërit politik të Edi Ramës për të zvarritur çështjen dhe për të penguar drejtësinë”, shkruan Bardhi.
Komente













U konsolidua avazi (njesoj si Berisha/Basha e Meta/Kryemadhi) : - ja ku e shtyne kohen me hapat 1 e 2, ---------------- nga 31 tetori 2025 ne 28 janar 2026 = 90 dite, ------------------ e ..., Be-Linda Balluku vijon te jete e te mbetet E PAZEVENDESUESHME = as doreheqje / as shkarkim: ------------------ - Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë; ----------------- - Zëvëndëskryeministre, ---------------- - si dhe Drejtore e Përgjithshëme e ALBCONTROL Sh.A.
PërgjigjuKy krimineli i Elbasanit Gazmend Bardhi vetem me kostum e kollare e konferenca shtypi do e kaloj ? Nuk e pame te vishte ndonje mushama shiu apo cizme llastiku te dali ne terren shpifanjosi.Perse nuk uleret ky kur shtyhen gjyqet e Mediut per Gerdecin qe u vrane gjithe ata njerez ,po krimineli kriminelin do mbroj!
Përgjigju