Ish-deputeti socialist, Petro Koçi komenton çështjen e Belinda Ballukut, për të cilën thotë se duhej të kishte dhënë dorëheqjen ose duhet të ishte shkarkuar në momentin që nisi hetimi nga SPAK.
Këndvështrimi im
1. Ishte i drejtë ankimimi në Gjykatën Kushtetuese i vendimit të GJKKO për pezullimin nga funksioni ministror i Belinda Ballukut.
2. Balluku duhej të kishte dhënë dorëheqjen ose të ishte shkarkuar sapo u shpall fillimi i ndjekjes penale për te.
3. Gjykata Kushtetuese nuk shpalli pafajësi për Ballukun. Ajo vetëm pezulloi pezullimin e saj nga funksioni ekzekutiv.
4. Gjykata Kushtetuese nuk e shpalli GJKKO fajtore. Pra nuk shpalli ndonjë palë humbëse apo ndonjë palë fituese.
5. SPAK nuk ka ndermarre ndonje hap hakmarres me kerkesen per heqje imuniteti, por nje vijimesi te logjikshme. Gjykoj qe me pezullimin qe kishin kerkuar me pare paten perzgjedhur nje mase me favorisuese per ministren Balluku.
6. Situata eshte e veshtire per partine tone, por jo e rende. Mjafton qe Kuvendi te ruaje standartin e vendosur prej kohesh me rastet e kerkesave te SPAK per heqje imuniteti.
6. Do ishte e keshillueshme doreheqja e ministres Balluku edhe se e vonuar. Nuk varet personaliteti i nje politikani nga te qenit patjeter minister.
7. PD po ben teater. Asaj nuk i intereson legjitimimi moral i drejtesise se re perballe mbeshtetesve te vet. Ajo parti ka hallin e madh te ndjekjes penale te Kryetarit te vet Berisha. Lufta e PD ndaj SPAK mbetet serish e eger.
8. Mbeshtetja e deritanishme e PS per SPAK dhe GJKKO mbeten nje histori suksesi qe nuk duhet te shenoje asnje hap prapa.
9. Ne aspektin njerezor cdo ferkim duarsh nga kolege te PS per kete situate te veshtire ku ndodhet kolegja Balluku do te ishte tejet kompromentues dhe i pamoralshem. Ne fund te fundit kemi te bejme me nje rrethane qe demton imazhin e Partise tone e jo vetem nje person. Urimi me i moralshem do te ishte pafajesia ne fund te procesit.
Lajmi në përditësim....
Komente












