Çështja Beleri, Kocaqi në Report Tv: Greqia kërkon që të betohet se do të kontrollojë Shqipërinë! S'ka grekë në Himarë

Çështja e Fredi Belerit ka acaruar marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Athina zyrtare bën presion Beleri të lirohet dhe të betohet si kryebashkiak i Himarës, ndërsa kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se s’do të ndërhyjë në çështjet e drejtësisë. Historiania Elena Kocaqi e ftuar në Report Tv thotë se Greqia po bën gjithë këtë presion diplomatik sepse kërkon që të kontrollojë Shqipërinë përmes Himarës.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Kocaqi thotë se Greqia shpresonte se duke marrë Himarën do realizonte ëndrrën e vet.

“Greqia ëndërronte dhe shpresonte se duke marrë Himarën të plotësojë ëndrrën e veta që janë edhe në tokë edhe në det me qëllim që të plotësojë ëndrrat e saj për Epirin. Ai i ka marrë votat nga opozita. Ky nuk është vetëm një problem që ka të bëjë me zgjedhjet në Shqipëri. Që duhej ta kishin zgjidhur ndryshe, s’duhej të ishte shpallur fare fitues. PS duhej të kishte ankimuar rezultatin. Duhej ta kishin bërë paralel nga pikëpamja juridike, prokuroria punë e vet dhe KQZ punë e vet”, tha Kocaqi.

Kocaqi thotë se nuk mund të betohet një kandidat i arrestuar për blerje votash, ndërsa vlerëson qëndrimin e kryeministrit Edi Rama duke thënë se Greqia s’ka punë të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë, pasi Shqipëria kurrë nuk e ka bërë një gjë të tillë në Athinë.

Si mund të betohet një kandidat i arrestuar për blerje votash dhe t’i bën presion që të betohet si kryetar bashkie. Kur ai akuzohet për vjedhje votash kjo është një mangësi e KQZ që e shpalli fitues. A ka ndërhy ndonjëherë shteti shqiptar dhe të thotë dëno këtë e mos dëno atë. Zero tolerancë, mirë ja ka bërë Rama. S’ka punë Greqia me sistemin e drejtësisë shqiptar. Ai është një shtetas shqiptar dhe njësoj do përgjigjet para ligjit. kur ti njëherë dy herë i shmangesh drejtësisë, normal që sistemi i drejtësisë nuk të lëshon. Mos të bëjë sikur nuk e njeh Greqia këtë gjë. Në marrëdhëniet me shqiptarët nuk do t’i respektojë këtë parime. Sjellja e Ramës ka qenë dinjitoze”, tha Kocaqi.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni