Zbulohet letra që Zëvendës Presidenti i Komisionit Europian për Promovimin e Modelit Evropian të Jetesës, Margaritis Schinas i ka dërguar komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi lidhur me arrestimin e Fredi Belerit.

Letra mban datën 19 korrik të këtij viti dhe i është drejtuar Oliver Varhelyit.

Konkretisht, Schoinas thekson se Shqipëria, një vend që synon integrimin në BE, duhet të përballet me pasoja nëse kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri vazhdon të pengohet të marrë detyrën.

Ndër të tjera, në letër thuhet se arrestimi i Belerit një ditë para votimeve, interpretohet si intimidues për votuesit dhe se mbajtja e tij në burg është cënim i së drejtës për një proces të rregullt ligjor.

“Është e qartë se Bashkimi Evropian nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj kësaj situate, efektet e së cilës janë shumë më të gjera se rasti individual i Fredi Belerit. Siç nënvizohet nga Parlamenti Evropian në rezolutën e tij të miratuar së fundmi për raportin e vitit 2022 për Shqipërinë, "kjo çështje lidhet me respektimin e përgjithshëm të të drejtave themelore, pezullimin me pronat e anëtarëve të pakicës etnike greke në zonën komunale dhe kategoritë të cenimeve ndaj shtetit”. Ndaj nuk mjafton thjesht ndjekja e zhvillimeve”, thekson ai.

Schoinas thekson se përderisa çështja lidhet me rezolutën e BE të 2022 për Shqipërinë, në lidhje me pronat e minoritarëve etnikë grekë, nuk është e mjaftueshme vetëm të ndiqen zhvillimet, por se duhen marrë masa aktive.

“Shqipëria është kandidate për anëtarësim në BE. Respekti absolut për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës është një parakusht dhe një moment historik për vlerësimin e progresit të vendit. Është në interesin e Shqipërisë dhe të Bashkimit Evropian që këto vlera themelore të mbështeten dhe promovohen sistematikisht në praktikë. Një pengesë e tillë serioze duhet të trajtohet si prioritet dhe kërkon një përgjigje të menjëhershme", ka shkruar Schinas.