Çështja Dajti, dorëhiqet avokati
Kërkohet largimi i gjyqtarit Milkurti

Çështja Dajti, dorëhiqet avokati <br />Kërkohet largimi i gjyqtarit Milkurti
TIRANE - Dorëheqje e avokatit mbrojtës dhe kërkesë për largimin e kreut të trupit gjykues. Me këto zhvillime është karakterizuar sot seanca gjyqësore në Krimet e Rënda në ngarkim të Dritan Dajtit, të akuzuarit për vrasjen e katër policëve më 7 gusht të 2009-ës.

Avokati Saimir Visha është tërhequr nga mbrojtja për Dajtin.

“Eshtë hera e dytë që më caktojnë si avokat kryesisht. Nuk e mbroj të pandehurit Dajti, dorëhiqem nga kjo mbrojtje”- tha Visha përballë trupit gjykues.

Ndërsa Dritan Dajti duke ngritur supet kërkoi t'i caktojnë një avokat tjetër.

“Kur avokati s'pranon, s'kam çfarë të bëj më caktoni një tjetër” - tha Dritan Dajti. Nga ana e tij prokurori i çështjes ka kërkuar që gjykimi të vazhdojë pa avokat.

Pasi u tërhoq gjykata vendosi që ky avokat të vazhdojë mbrojtjen e të pandehurit edhe për këtë seancë.

Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, u kërkua nga avokati Vishaj që kryesuesi i trupit gjykues Idriz Milkurti të largohet nga gjykimi, me arsyetimin se ka mosmarrëveshje mes dy palëve.

Trupi gjykues shtyu seancën për më 1 prill, ndërkohë që një tjetër trup gjykues do të shqyrtojë kërkesë e avokatit.

Dritan Dajti është nën akuzë për vrasjen e katër policëve, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Sajmir Duçkollari dhe Altin Dizdari, gjatë një operacioni për arrestimin e tij më 7 gusht të 2009, në qytetin e Durrësit. Dajti akuzohet se vrau edhe shokun e tij, Ledjon Mara, si dhe plagosi një kalimtar me inicialet F.SH. Mbi 200 seanca gjyqësore janë shtyrë pasi asnjë avokat nuk pranon të marrë në mbrojtje Dritan Dajtin.

Redaksia Online
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës, Ervin Salianji reagon nga qelia nr.6: Rama ka bllokuar jo vetëm rrugët e Tiranës, por edhe të Shqipërisë

Protesta e opozitës, Ervin Salianji reagon nga qelia nr.6: Rama ka bllokuar jo vetëm rrugët e Tiranës, por edhe të Shqipërisë