Çështja e Detit, paralajmëron Dendias: Do kemi zhvillime të reja përgjatë këtij viti

Çështja e Detit, paralajmëron Dendias: Do kemi zhvillime të reja përgjatë këtij viti

Nikos Dendias

Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias ka folur për marrëdhënien me Shqipërinë në një intervistë për mediat greke dhe për çështjen e detit. Dendias u shpreh se viti 2023 do ketë zhvillime produktive në këtë proces negociatash.

 “Po, ka zhvillime. Pala shqiptare po përgatitet të nënshkruajë një dokument prokure, t’ia dorëzojë presidentit të vendit, me sa dimë, por kjo nuk është çështja jonë. Pas kësaj do i jepet mundësia grupit negociator ta diskutojë çështjen me ne. Nëse do të më duhej të specifikoja një kornizë kohore, po, do të thosha se brenda 2023 pres të kemi zhvillime” – tha Dendias.

Në parlamentin grek, më 20 janar 2021 u miratua projektligji për zgjerimin e ujërave territorialë të vendit nga 6 në 12 milje në Detin Jon. Ky vendim u shoqërua me debate dhe reagime të shumta në Shqipëri për faktin se sa mund të ndikojë vendimi i Greqisë në zonën ekskluzive ekonomike dhe efekti i ishujve grekë në përcaktimin e zonave detare mes dy vendeve. Kështu që kjo çështje u vendos që të ndahej në Hagë.

Duke përmendur edhe vizitën e kryeministrit Rama në Athinë, Dendias ka thënë se në marrëdhëniet me Shqipërinë në një masë të madhe ka ndryshuar modeli dhe se ai beson  në miqësinë greko-shqiptare apo edhe tek ura lidhëse e  minoritetit grek.

Çështja e Detit:

Pas rrëzimit në vitin 2010 të marrëveshjes Shqipëri-Greqi për zonat detare çështja kaloi në "heshtje", por mbeti përsëri një çështje e hapur dhe pa zgjidhje përfundimtare mes vendeve, madje edhe duke shkaktuar debate të brendshme në Shqipëri dhe Greqi. Në prill të vitit 2018, Qeveria e Shqipërisë e drejtuar nga kryeministri Rama dhe Qeveria e Greqisë e drejtuar nga Alexis Tsipras filluan zyrtarisht bisedimet zyrtare për çështjen e kufizimit të zonave detare mes dy vendeve, ndërkohë pas disa raundesh negociatash nuk u arrit një marrëveshje përfundimtare dhe negociatat u ndërprenë.

Nga ana tjetër, pretendimet e Greqisë për zgjerimin e ujërave në Detin Jon, kanë shkaktuar reagime të shpeshte edhe të zyrtarëve të lartë të Shqipërisë. Kryeministri Rama ka ripërsëritur aso kohe disa herë qëndrimet e tij në lidhje me pretendimet e Greqisë për zgjerimin e ujërave territoriale në Detin Jon, duke theksuar se "e drejta e 12 miljeve ushtrohet aty ku është e mundur".

Nëse palët do ta mbyllin përfundimisht këtë çështje pritet të shikohet në muajt e ardhshëm, pasi dy vendet të kenë bërë gati dosjet me pretendimet e tyre për trajtimin e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe pasi edhe kjo gjykatë të ketë dhënë një vendim. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gimi: 14/04/2023 10:24

    Shko more kokqepe gjen keta te politikes shqiptare dhe ben cfare te duani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion