Çështja e inceneratorëve, avokatët e Klodian Zotos e Kokës kërkojnë kohë! GJKKO pezullon afatet e paraburgimit, cakton datë tjetër për mbrojtjen

Çështja e inceneratorëve, avokatët e Klodian Zotos e Kokës kërkojnë kohë! GJKKO pezullon afatet e paraburgimit, cakton datë tjetër për mbrojtjen

Foto ilustruese

 Avokatët e Klodian Zotos dhe Lefter Kokës kërkojnë më tepër kohë për të bërë mbrojtjen lidhur me procesin ndaj inceneratorit të Fierit. Seanca e radhës u la më 6 ku do parashtrohen argumentet e mbrojtjes së disa prej të pandehurve. Ndërkohë, gjykata vendosi të pezullojë afatet e paraburgimit për të gjithë të pandehurit, pasi shkak për shtyrjen e bë mos përgatitja e avokatëve, ndërsa u paralajmëruan këta të fundit se do të ketë masa, nëse nuk do jenë gati edhe në seancën tjetër për të paraqitur mbrojtjen’

Avokati i Klodian Zotos, biznesmenit të shpallur në kërkim për incineratorët, ka thwnw mw herwt në gjykatë se nuk beson tek procesi i rregullt ndaj klientit të tij. Ardian Leka tha se Zoto ofruan vetëm konsulencë si avokat ndërkohë që prej vitesh po i bëhet gjyq publik. Nga ana tjetër avokati theksoi se vendimet për inceneratorët janë miratuar nga qeveria dhe jo nga ministra të përveçëm. 

Avokati i biznesmenit Klodian Zoto kërkoi pafajësi në seancën e radhës për konkluzionet e mbrojtjes në procesin për incineratorin e Elbasanit. Më herët konkluzionet i kanë lexuar edhe Lefter Koka, Alqi Bllako e Jonida Zeqo ndërsa nga të akuzuarit e inceneratorit të Elbasanit, pritet të japin sqarime njëra prej kompanive të sekuestruara si dhe Mirel Mërtiri përmes avokatëve të tyre.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja