Çështja e kufijve, Akuza greke:
Ta heqë Shqipëria ligjin e luftës

Çështja e kufijve, Akuza greke:<br />Ta heqë Shqipëria ligjin e luftës
TIRANE- Gazeta greke “Kathimerini” pasi sqaron se kur është vënë ligji i luftës me Shqipërinë nga parlamenti grek, bën me dije një lajm të paemetuar më parë, se dhe Shqipëria ka një ligj lufte që në kohën e Zogut me Greqinë, që u hoq nga Hoxha dhe u kthye nga Berisha.
 
Greqia zbardh dhe më tej arësyen e mosnënshkrimit të marrëveshjes për kufirin tokësor me Shqipërinë dhe qëndrimin për mosrespektim të vendimit të Kushtetueses shqiptare që rrëzoi marrëveshjen e e nënshkruar katër vite më parë për kufirin detar mes ish-krerëve të diplomacive të të dy vendeve, përkatësisht Basha dhe Bakojani. Për herë të parë nga shteti grek vjen qëndrimi se ligj lufte nëse quhet i tillë nuk ka vetëm Greqia por dhe Shqipëria me Greqinë, i cili sipas shtypit grek është marrë në vitin 1939. Një lajm i ri ky në mediat greke të ditës së djeshme. Gazeta prestigjioze greke “Kathimerini” sqaron situatën me ligjin e luftës, çështje që siç shprehet gazetari Stavros Tzimas, ngrihet gjithmonë nga fqinjët shqiptarë. Në shkrim thuhet se ky është një ligj i imponuar nga pala greke në Dekret Mbretëror në 1940, menjëherë pas pushtimit italian.

“Në kohën e kryeministrit Andreas Papandreu, më 28 gusht 1987, me rekomandim të ish ministrit të Jashtëm të asaj kohe Karolos Papulias Greqia e shfuqizoi "luftën" për përmirësimin e klimës në marrëdhëniet greko-shqiptare, por shqiptarët këmbëngulin që ky dokument të kalojë nga Parlamenti grek", vijon shkrimi në gazetën greke. Por këtu bëhet dhe një paralele mes qëndrimeve të asaj kohe. “Fqinjët tanë të mirë grinden për "luftënxitjen" tonë, duke hedhur dyshime se Greqia fsheh pretendime territoriale ndaj Shqipërisë, por edhe ata fshehin "ligjin e tyre të luftës" me Greqinë, të cilin nuk e kanë hequr. Në prill 1939, Parlamenti shqiptar, nën pushtimin italian, vendosi që çdo vend që është në luftë me Italinë të konsiderohej automatikisht "armik" për Shqipërinë.

Në vitin 1944 Enver Hoxha në Konferencën e Përmetit deklaroi anulimin e të gjitha vendimeve nga qeveritë e mëparshme. Por me ardhjen e tij në pushtet, Sali Berisha anuloi urdhrin e regjimit komunist dhe solli në fuqi vendimet e qeverisë së Zogut për këtë çështje. Pra as Parlamenti komunist, as ai i mëvonshëm demokratik, nuk vendosi të shfuqizojë “ligjin luftarak” me Greqinë", shkruhet në numrin e djeshëm të gazetës greke. "Bazuar në këtë fakt, Tirana në vend që të bërtasë e të kultivojë mosbesim duhet të bëjë edhe vetë atë që kërkon nga Greqia. Që të mos i japë arsye Greqisë të mendojë për aspirata territoriale shqiptare mbi territorin e Çamërisë, sepse këto hije të historisë s’çojnë askund”, shkruan gazeta greke "Kathimerini". Duke nxjerrë në pah në këtë mënyrë faktin se Shqipëria dhe Greqia janë në të njejta kushte, kanë në fuqi ligje lufte ndja njëra-tjetrës.
 
 LEXONI ME SHUME

Tre ditë më parë  “Shqiptarja.com” publikoi lajmin "Greqia nuk njeh kufinjtë tokësorë"  Investigimi i Shqiptarja.com
Profesor Myslim Pasha dhe se “Ligji i Luftës na lë peng të “VorioEpirit Intervista në Shqiptarja.com
 
Shkrimi u publikua sot (22.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike