Çështja e kufijve me Kosovën, Vuçiç: Duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur sërish për rishikimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti i Serbise Aleksander Vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një takimi është shprehur se do të donte që problemi i Kosovës të zgjidhej njëherë e përgjithmonë por ai ka konstatuar se kjo është një zgjidhje e cila është larg.
“Nëse nuk na japin asgjë, nuk kemi çfarë të bëjmë. Unë nuk guxoj të parashikoj”, tha Vuçiç.
Ai ka thënë se është me rëndësi që të luftohet për zgjidhje racionale dhe reale për Kosovën e cila do të mundësojë që interesat e Serbisë të jenë të ndërlidhur.
Ai ka shtuar për shkak të një situate të këtillë do të jenë “të kënaqur” kundërshtarët e tij politikë, sepse në të kundërtën do të jenë të pakënaqur nëse Serbia fiton diçka domethënëse.
Vuçic tha se është “krenar” kur sheh që atë e sulmojnë kundërshtarë nga Evropa e bota, shqiptarë edhe serbë, për të është me rëndësi që qytetarët të dinë se çfarë ka dashur në një moment dhe çfarë ka mundur të realizojë.
“Le të vlerësojnë njerëzit se a kam pasur të drejtë pas 30 a 40 vjetësh, do të shihni, do të thonë, ai Vuçiçi ka pasur të drejtë që ka folur”- tha ai.
I pyetur se për çfarë ka pasur të drejtë, ai tha se kjo varet nga fakti se, përveç interesave serbe e shqiptare, ekziston edhe interesi i të huajve dhe interesat e shërbimeve të tyre të inteligjencës.
Vuçiçi ka thënë se i kupton të gjithë ata që kundërshtojnë demarkacionin, siç është qëndrimi i kancelares Merkel, por shtoi se nuk i kupton ata të cilët duhet të na mbështesin dhe pse dëshirojnë të rrëzojnë atë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55%
-
Jo
42.6%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5993
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
28 parti në garë, nis fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
11 Janar, 11:37
-
Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet
10 Janar, 17:38
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
10 Janar, 17:06
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
10 Janar, 15:45
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
10 Janar, 11:01
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës
9 Janar, 08:16
-
Ambiciet territoriale të Trump/ Krisafi: Janë synime serioze! Mund të rikërkojë shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë! Kamberi 'ç'kodon' mungesën e Zelenskyt në inaugurimin presidencial
8 Janar, 20:51
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
8 Janar, 19:23