Çështja 'McGonigal'/ Korreshi: Skandaloze që kryeministri nuk vjen në Kuvend të përgjigjet! Koçi: Flluskë sapuni nga opozita për të fshehur krizën e tyre

Mosparaqitja e Ramës në interpelancën e kërkuar nga opozita të enjten në Kuvend ka shkaktuar debate të shumta lidhur me arsyen e kryeministrit për të mos u përgjigjur në parlament akuzave të opozitës për çështjen e ish zyrtarit të FBI-së McGonigal.

Deputeti i partisë Demokratike, Saimir Korreshi, në një lidhje skype për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report TV, e konsideroi skandaloz faktin që kryeministri Edi Rama nuk pranonte të paraqitej në interpelencë dhe ndërkohë dilte në deklarata nëpër televizione.

"Pretendimet tona ishin që të gjitha votimet e bëra javën e kaluar të kthehen. Ne kërkuam debat me kryeministrin lidhur me çështjen e McGonigal. Ai del në televizione dhe thotë se nuk vjen në parlament, Kjo është skandaloze. Ne kërkonim kryeministrin që të fliste për marrëdhëniet e tij jashtë qeverisë"- u shpreh Korreshi.

Ndërsa deputeti i partisë Socialiste, Petro Koçi i ftuar në studion e Report TV u kundërpërgjigj ndaj Korreshit duke thënë se nuk mundet që kryeministrit t’i kërkohet të flasë duke përdorur dhunë, si në rastin e bllokimit të foltores gjatë ditës së djeshme në kuvend.

“Në parlament është e drejta e fjalës dhe e mosfjalës. Me dhunë nuk mund të detyrosh askënd të flasë aty. Mund të ketë argumenta që justifikojnë kërkesën e opozitës që në interpelancë të ishte vetë kryeministri Rama por mendoj se gjithë problemi është dhuna”-tha Koçi.

Mes të tjerash, ai tha se ditën e djeshme u votua ligji për deklasifikimin e dosjeve të ish spiunëve të shtetit. Sa i përket çështjes së ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Koçi e konsideroi si ‘flluskë sapuni’ dhe shtoi se opozita po përpiqej të shpikte kauza morale për të mbuluar krizën që po kalon.

“Dje ka kaluar një ligj shumë i rëndësishëm për deklasifikimin e dosjeve për ish spiunët. Në këtë sfond mendoj që arsyeja kryesore është kriza e opozitës dhe kërkon të shpikë kauza morale, atdhetare që të sulmojë mazhorancën. Është një kauzë që nuk ekziston, një flluskë sapuni. Mund të nxisë interesë dhe opozita të jetë aktive për të kërkuar sqarime dhe detaje por opozita është politike dhe nuk zëvendëson dot institucionet hetimore”-shtoi deputeti socialist.

Ndërsa deputeti demorkat, Saimir Korreshi bëri me dije se ka qenë një ndër personat që ka firmosur për ngritjen e komisionit hetimor për lidhjen mes Ramës dhe McGonigal, pavarësisht se nisma u ndërmorr nga deputetët e Rithemelimit.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille