Çështja e McGonigal, Shehu: Ish-zyrtari i FBI mori më shumë se 225 mijë $ nga Neza! Bumçi: Rama e ka kthyer FBI në agjenci private

Deputeti i PD, Tritan Shehu pretendon se shuma e parave që ka marrë ish zyrtari i FBI Charles McGonigal nga shqiptaro-amerikani Agron Neza është më e madhe se 225 mijë dollarë. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se ka kryer vepër të madhe korrupsioni.

Të njëjtin qëndrim mban edhe ish deputeti Aldo Bumçi, i cili thotë se Rama korruptoi një zyrtar të lartë të FBI për të lobuar kundër opozitës. Sipas tij, Rama e ka kthyer FBI në agjenci private.

“Ai kishte mbetur pa bukë dhe i morën borxh. Të mos bëjmë shaka tani. Pse i mori borxh? Do ikte për pushime? Këto janë para korruptive dhe nuk janë 225 por do dalin shumë më tepër në fund kur të bëhet hetimi i kësaj çështje. Është thikë pas shpine për aleatin tonë më të madh. E ka korruptuar me para që Çke me të. Fakti që ka një lidhje të tillë dhe ka marrë para korruptive nga Shqipëria tregon që ka një vepër korrupsioni të madhe. Ndaj opozita kërkon të krijohet komision parlamentar hetimi dhe të bëhet debat me mocion në parlamentin shqiptar. Kryeministri mbrëmë deklaroi që s’vjen në parlament. Në këtë moment duhet të dorëhiqet. Deputetët e tij kanë të drejtë të thonë çfarë të duan edhe ai të thojë çfarë të dojë, por të vijë e të respektojë parlamentin”, tha Tritan Shehu.

“Është e qartë që Rama ka gabuar në një qëllim të qartë politik. Ai ka përdorur zyrën e kryeministrit për të korruptuar një drejtues të lartë të FBI kundër opozitës së vendit të tij. Kjo është bazuar në aktakuzën që është publike. Thuhet që nga shtatorit 2017 në shtator të 2018 e ka takuar 5 herë bashkë me Agron Nezën. Në janar, Neza merr të dhëna nga kryeministri dhe ia çon atij, në shkurt po ashtu. Në asnjë takim, zyrtari i FBI nuk informon agjencinë e tij. Pse i mban të fshehta takimet? Pse nuk përdoret rruga normale e bashkëpunimit? Kishte dyshim kryeministri? Fakti që nuk ndiqet rruga ligjore, tregon se synimi është goditja e opozitës”, tha Aldo Bumçi.

Si demokratët e tjerë, Bumçi dhe Shehu kërkojnë që Lulzim Basha të reagojë dhe të tregojë të vërtetën e skandalit me lobistin Nick Muzin dhe origjinën e 500 mijë dollarëve. Bumçi tha se PD ka rënë pre e një sulmi dhe duhet të bëhet transparencë. Ai e kthen vëmendjen tek fati i vulës së PD duke thënë se Rama po e mban peng cështjen pasi të gjithë e dinë se kush i drejton demokratët.

“Ne s’kemi thënë asnjëherë që janë para ruse. Nuk ka asnjë proces gjyqësor, ka vetëm dyshime. Ne si PD kemi thënë që PD ka qenë në sulm. U vërtetua se ka pasur presion ndaj kryetarit të opozitës. Fakti që u hap çështje dhe vendimet që u morën tregonte se kishte presion të qartë ndaj tij dhe ne kemi kërkuar që të bëhet transparencë. Problemi i këtij vendi është Edi Rama. T’i mbash flamurin opozitës, t’i mbash dyerve të gjykatave… Dhe një fëmijë e di kush e drejton PD. Pse parlamenti i trajton sit ë pavarur disa deputetë të PD? Pse e bën këtë Rama? Për të goditur opozitën. S’ka ndodhur kurrë në 32 vjet. Për herë të parë ndodhin këto gjëra”, tha Bumçi.

Teksa opozita ka paralajmëruar protestë më 11 shkurt, Bumçi dhe Shehu thonë se nuk do të ketë dhunë.

“Askush nuk ka folur për dhunë. Ne kemi mbajtur protesta, s’kanë qenë të dhunshme. Ne si opozitë po fillojmë një lëvizje që do mbarojë me largimin e Ramës. Ai ka humbur çdo legjitimitet për të qenë kryeministër”, tha Bumçi.

“Nuk do të ketë dhunë”, tha Shehu.

Ish zyrtari i lartë i FBI-së amerikani McGonigal po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuzat tjetër lidhet me mos deklarimin e 225 mijë dollarëve, të cilat i kishte marrë nga një shqiptaro amerikani me emrin Agron Neza. 

Dosja e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal ka ‘trazuar ujërat’ në politikën shqiptare dhe u kthye në një ‘mollë sherri’ në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës. 

 

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anglezja: 03/02/2023 22:40

    Po s'thoni qe me ne fund Edi Rama arriti te beje ate qe as sherbimet me te forta ne bote si KGB-ja nuk e kane bere dot - te ktheje FBI-ne ne agjensi private!

    Përgjigju
  • Ledi: 03/02/2023 20:02

    Si kamundesi qe dy mender deputetet Bumci dhe Shehu te kene kurajon te denigrojne autoriteti e FBI ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja