Reciprociteti i targave, Lajçak takon kryenegociatorin e Kosovës: Të gjendet një zgjidhje me Serbinë, e papranueshme nëse situata përshkallëzon

Reciprociteti i targave, Lajçak takon kryenegociatorin e Kosovës: Të gjendet një zgjidhje me Serbinë, e papranueshme nëse situata përshkallëzon

Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajcak

I dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se është duke biseduar me kryenegociatorin e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, për procesin e dialogut dhe "në veçanti çështjen e targave".

"Ne kemi nevojë urgjente për të gjetur një zgjidhje për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në terren. Çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme", ka shkruar Lajçak në Twitter.

Bislimi ndodhet në Bruksel

Burimet diplomatike thonë se qëllim i këtij takimi është të shihen mënyrat se si të vazhdohet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe propozimet për tejkalimin e krizës aktuale. Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë janë rritur prej se Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe. Janë rreth 9.000 makina me targa të tilla që qarkullojnë në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe dhe në masë të madhe kontrollohet nga Beogradi zyrtar.

Qeveria e Kosovës do që këto makina të riregjistrohen me targa të Republikës së Kosovës, RKS, por Serbia kundërshton, duke këmbëngur në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës. Si pasojë e rritjes së tensioneve, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Zrtarët në BE paralajmëruan takime edhe me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, por, tash për tash, thanë se nuk pritet ndonjë takim Bislimi-Petkoviq.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, u tha gazetarëve se takimi i Lajçakut me Bislimin është një nga hapat që Brukseli po ndërmerr në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën. Një ditë më herët, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia, urgjentisht, duhet të tregojnë gatishmëri për uljen e tensioneve. Borrell tha se 21 nëntori - dita kur, sipas planit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave, pritet të nisë gjobitja e shoferëve me targa të paligjshme - nuk duhet t'i gjejë Kosovën dhe Serbinë pa një marrëveshje për targat.

BE-ja dhe SHBA-ja kanë kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës shtyrjen e planit për riregjistrimin e makinave, me qëllim shmangien e tensioneve. Qeveria e Kosovës, megjithatë, ka nisur zbatimin e tij më 1 nëntor. Faza e parë e planit parasheh qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme; e dyta parasheh gjoba prej 150 eurosh, ndërsa në të tretën do të shpërndahen targa provuese. Me këtë plan, pritet që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa RKS./REL

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur