Kryeministri Rama e ka cilësuar një sukses hetimin më të fundit të Prokurorisë së Tiranës e cila ka vendosur urdhër-arresti mbi pronarin italian të TV Agon Channel, Francesko Becchetti dhe sekuestro mbi pronat e këtij të fundit, ku përfshihen edhe 60 % të aksioneve të televizionit.
“Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente AgonCH një sukses!”- shkruan Rama në rrjetet sociale.
Por kryeministri Rama përmes postimit të tij është ndalur edhe te mbrojtja që opozita i bën sekuestrimit të aseteve të biznesmenit italian Francesko Becchetti për Tv Agon Channel, duke e cilësuar si tentativë për t’i mbyllur gojën kritikëve.
Lidhur me këto akuza Rama shkruan “Dekriminalizimi gjethe fiku qe bie e nxjerr cullak PD kur goditet krimi!”
I pari që ka reaguar ka qenë djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha ku shprehet se pas kësaj historie fshihen aleatët në qeverisje Rama-Meta duke e argumentuar këtë me faktin që sipas tij, Agon Channel është një televizion që ka kritikuar vazhdimisht punën e qeverisë. Më pas ka qenë edhe Endira Bushati e cial e ka lidhur akuzat me kërkesën e Agon Channel për frekuencat dixhitale.
Ndërsa sot ka reaguar në mbrojtje të Agon Channel edhe ish-kryeministri Berisha dhe kreu i komisionit të Medias, Genc Pollo.
Statusi i plotë i Ramës në "Facebook"

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com