Çështja McGonigal dhe lidhja me Ramën, Begaj: Shumë mirë që opozita kërkon hetim! Duhet të kemi besim tek institucionet

Çështja McGonigal dhe lidhja me Ramën, Begaj: Shumë mirë që opozita kërkon hetim! Duhet të kemi besim tek institucionet

Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka folur për herë të parë për çështjen Charles McGonigal, ish-shefin e zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në New York dhe akuzat e opozitës për lidhjen e tij me kryeministrin Edi Rama. Ai pohoi në emisionin “Pa Censurë” se nuk kishte biseduar me kryeministrin për këtë çështje, por është njohur nga media.

“Pres që të bëjnë analizat dhe deduksionet e tyre institucionet kompetente dhe më pas të dal me opinionin tim personal”, tha Presidenti, i cili vlerësoi kërkesën e opozitës e cila i është drejtuar institucioneve ligjzbatuese duke kërkuar që të hetojë përfshirjen e kryeministrit në dyshimet për të korruptuar zyrtarin e lartë të FBI-së.

“Shumë mirë që opozita i është drejtuar institucioneve ligjzbatuese në vend për t’u marrë me procesin. Dhe kështu duhet të jetë. Duhet të kemi besim tek institucionet”, pohoi Presidenti i Republikës në RTSH.

PJESË NGA INTERVISTA
Opozita ka paralajmëruar protestë që e lidh me aferën e ish zyrtarit të FBI-së dhe dyshimet se ai u korruptua nga qeveria e Shqipërisë. Si e keni përcjellë këtë lajm? I keni kërkuar kryeministrit ndonjë sqarim apo prokurorisë të hetojë?

Ju thashë dhe pak më parë. Jam një lexues dhe vëzhgues i rregullt i raporteve, si i atyre në vend, ashtu edhe i raporteve ndërkombëtare. Po kështu, jam informuar rreth çështjes që ju sapo përmendët, përmes medias dhe nëpërmjet informimit nga burime të hapura. Duke qenë një lexues i vëmendshëm, pres që të bëjnë analizat dhe deduksionet e tyre institucionet kompetente dhe më pas të dal me opinionin tim personal.

Për cilat institucione kompetente e keni fjalën?
Kjo është një çështje nën hetim dhe, sa kohë është një çështje nën hetim, ne duhet të presim derisa ajo të mbarojë.

Nën hetim është në SHBA.
Po, atje ka filluar.

Ka edhe një kërkesë nga opozita. A duhet të hetohet këtu?
Shumë mirë që opozita i është drejtuar institucioneve ligjzbatuese në vend për t’u marrë me procesin. Dhe kështu duhet të jetë. Duhet të kemi besim tek institucionet.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë