Çështja McGonigal/ Kalaja në ‘Repolitix’: Rama nuk futet më në Shtëpinë e Bardhë! Beqiri: Aktakuza nuk ka asnjë lidhje me kryeministrin

Çështja e ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal dhe protesta që opozita paralajmëroi për t’u mbajtur në 11 shkurt ka sjellë debate të shumta në vend. I ftuar në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, avokati, Idajet Beqiri tha se në Shqipëri nuk ka çështje McGonigal përveçse në SHBA. Ai tha se kryeministri Edi Rama nuk përmendet në asnjë pjesë të akt-akuzës ndaj ish agjentit të FBI-së.

“Nuk ka çështje McGonigal në Shqipëri por vetëm në Amerikë. Përpjekjet e opozitës janë në kuadrin e atyre që kanë bërë gjithmonë duke mos përfaqësuar interesat shqiptare.Kushdo që ka interesat më fillestare juridike e dinë ç’do të thotë ngritje e një akuze. Në akuzën e ngritur nga FBI, i pandehur është vetëm McGonigal. Ne duam me çdo kusht të merremi me kryeministrin e Shqipërisë edhe pse nuk ka asnjë lidhje”- u shpreh Beqiri.

Ndërsa avokati Përparim Çaça tha se Rama e ka për detyrim të japë përgjigjie në Kuvend për çështjen McGonigal pavarësisht nëse ishte i përfshirë apo jo.

“Dyshimi janë se këto para janë dhënë për të dëmtuar opozitën. A ka të drejtë opozita të protestojë? Patjetër që po! Në këtë aktakuzë, kryeministri përmendet 14 herë. Nëse minimalisht a duhet të jetë transparent dhe t’u thotë qytetarëve se kush ka qenë roli i tij në këtë aktakuzë. Lidhja e Kryeministrit me Agron Nezën, me Duçkën, çfarë lidhje ka me McGonigal. Këtyre pyetjeve ka për detyrim të përgjigjet”- tha Çaça.

Ndërsa analisti, Aulon Kalaja tha se priten zhvillime interesante në vijim, duke shtuar se kryeministri Edi Rama, duke qenë se emri i tij është përmendur në dosjen e McGonigal për takimet që ka pasur me të, së shpejti nuk do të pritet më në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se ngritja e një komisioni hetimor është e domosdoshme në mënyrë që të ketë një dokument të prodhuar mbi këtë çështje.

“Çështja është shumë delikate sepse hetohet vetë FBI që është agjencia më e fortë e botës. Në SHBA që ka një standart demokracie, unë gjykoj se do kemi zhvillime interesante të mëtejshme. Duhet të prodhohet një dokument qoftë edhe me votat e opozitës. Me këtë standart që ka arritur Rama nuk do të pritet më në shtëpinë e bardhë. Rama nuk futet më në Shtëpinë e Bardhë sepse çështja ka shkaktuar probleme për amerikanët. Sa i përket opozitës besoj se kjo çështje e unifikon. Nuk e nderon PS-në kjo gjë, dalja e të vërtetës do e nderonte mazhorancën dhe do thoshte që opozita thotë broçkulla”-tha Kalaja.

Teksa ka folur edhe për hetimet që SPAK po kryen për Gërdecin, avokati, Beqiri tha se personi që kishte firmosur faksin që të miratohej procedura e koncesionit me VKM nga kryeministria, ishte Viktor Guma, zëvendës ministër i asaj kohe. Ai shtoi mes të tjerash se SPAK ka vënë nën hetim ish krerët e qeverisë Berisha të cilët sipas tij kishin krijuar një grup kriiminal për të përfituar miliarda dollar.

“Tani Gërdecit iu vu kapaku. Ka dalë që kush e ka vënë firmën atje për Shkëlzen Berishën. Ka dal edhe grupi i strukturuar kriminal që organizoi Gërdecin dhe që bën pjesë Berisha i pari, Bylykbashi i dyti, Fatmir Mediu në rolin e ndihmësit. Këtij grupi tani i kanë dalë të gjitha llojet e provave si finonin miliarda dollarë nga kjo veprimtari korruptive. Ky grup po hetohet nga SPAK. Këtë nënshkrim nuk e ka bërë Aldo Bumçi, por dikush tjetër pas tij që është Viktor Guma.  Ajo është firma e Viktor Gumës, ai e ka nënshkruar edhe akti i ekspertimit tregon se është firma e zëvendës ministrit të drejtësisë”- u shpreh Beqiri sa i takon çështjes së Gërdecit.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë