Çështja e McGonigal, Meta në një zë me Berishën: Urgjente ngritja e komisionit hetimor parlamentar! Kukullat e Ramës të mos bëjnë më rolin e kukullave

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me thuajse të njëjtat argumente si Sali Berisha kërkon ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për të hetuar takimet e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e FBI Charles McGonigal.

Në një dalje për mediat, Meta nuk ndali tonet kërcënuese ndaj kreut të qeverisë, për të cilin përsëriti se duhet të zgjedhë vetë se me cilin çmimin me të cilin do të largohet. Me bindje të plotë u shpreh se komisioni hetimor do të ngrihet ndërsa pretendon se në dosjen amerikane të McGonigal janë të përfshira veprimtari kriminale për të cilat thotë se Rama duhet të përgjigjet.

Duke iu referuar kaosit të shkaktuar në Kuvend, Meta, njësoj si deputetët e opozitës që i cilësojnë ministrat dhe deputetët e mazhorancës si 'kukulla' të kryeministrit, i kërkon që mos bëjnë më këtë rol. 

"Rama e trajton Shqipërinë thjesht si një pronë private të tijën duke e shitur vetëm për interesa private pushteti dhe paraja. Deklaratat e tij të mbrëmshme ishin skandaloze. kjo e bën më urgjente ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Kukullat e Edi Ramës të mos bëjnë më rolin e kukullave, por do e ngrenë qytetarët shqiptarë komisionin hetimor shqiptar. Është e qartë se kemi të bëjmë me veprimtari kriminale

Jam i bindur se komisioni do të ngrihet dhe Edi Rama do të largohet. ne nuk mund të lejojmë më. Edi Rama për të shpëtuar veten nga një skandal i këtyre përmasave nuk ka dhe nuk mund të ketë rrugë tjetër. Ta zgjedhë ai me cilin çmim do të largohet", tha Meta.

Meta përmendi edhe intervistën televiizve të kryeministrit Edi Rama, i cili nuk mohoi në asnjë moment takimin me zyrtarin e FBI, por kreu i Partisë së Lirisë supozon se tentoi të shmangte dhënien e llogarisë.

"Dje në mbrëmje, kryeministri aktual pasi ka bërë çdo gjë për të bllokuar llogaridhënien e tij në Kuvend sipas detyrimeve kushtetuese dhe parlamentare, po kështu vijoi të flasë dhe bëri shumë mirë duke shtuar gënjeshtrat dhe kontradiktat e forta të tij përgjatë dinamikës së zbardhjes së këtij skandali dhe duke përjashtuar veten e tij nga përgjegjësitë në këtë skandal", tha Meta.

Ashtu si aleati i tij Sali Berisha, edhe Meta thotë se shkrimi i medias amerikane Neë York Times vërteton marrëdhënien që pati Rama me McGonigal e ka ndërmarrë hapa për përfitime të kryeministrit. Për këtë kërkojnë me ngulm ngritjen e komisionit hetimor ndonëse nuk bëjnë  asnjë koment  kur thuhet se 225 mijë dollarët që zyrtari i lartë e FBI-së kishte marrë nga Agron Neza ishin borxh dhe s'kishin lidhje me ryshfet.

"New York Times ka bërë një shkrim të posaçëm dedikuar këtij skandali e përfshirjes së Shqipërisë përmes kryeministrit aktual duke ilustruar gjithashtu me një foto nga ai vetë në këtë artikull dhe tjetrën nga ish agjenti. Sipas prokurorëve, ka zhvilluar marrëdhënie me kryeministrin Edi Rama dhe ka ndërmarrë hapa për përfitime të këtij politikani. Gjithashtu shkruhet se një person me njohuri nga investigimi thotë se McGonigal ka përdorur numrin zyrtar për cështje që lidhen me Shqipërinë. New York Times pohon se 'personi A' vijoi t'i transmetonte informacione kundër opozitës", tha Meta.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës në kohën e komunizmit, dhe mosdeklarim të shumës së dollarëve, për të cilat ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/02/2023 02:51

    Kukullat e Rames jane njelloj si ato te tuat qe nuk reaguan kur ia le LSI Monikes qe te t'a mbante karrigen te ngrohte,qe nuk reaguan kur // u rizgjodhe// prape ne krye,kur i nderove emrin partise.Bile dhe PD ka me demokraci se PL,sepse u percane vetem se nuk ishin te gjithe kukulla te Sales,apo Bashes.

    Përgjigju
  • Nga parajsa: 03/02/2023 16:38

    O Meta hajduti mos e harro bllokun 700 mije euro deri sa te vish tej une makrh do ta kesh.

    Përgjigju
  • Ardi: 03/02/2023 14:10

    MIS HARRO TE SJELLESH MONEN NE KURBIN TE MERET ME DED NDRECEN HAJDUTIN TEND PLEHR HARROJE SE VOTON NJERI PER JU B.Q.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç