Çështja Navalny/ Spitali i Berlinit: Gjendja shëndetësore e kryeopozitarit të Kremlinit drejt përmirësimit

Çështja Navalny/ Spitali i Berlinit: Gjendja shëndetësore e kryeopozitarit të Kremlinit drejt përmirësimit

Autoritetet në spitalin e Berlinit kanë deklaruar se “Gjendja shëndetësore e Alexei Navalny po tregon shenja përmirësimi

Pak ditë më parë mjekët gjerman deklaruan se testet e fundit kishin treguar gjurmë helmi në gjakun Alexei Navalny. Ata gjithashtu sqaruan se ai "është në gjendje kome mjekësore” dhe se për momentin “nuk ka ndonjë rrezik akut për jetën e tij" si dhe ata nuk përjashtojnë "efekte afatgjata" për shëndetin e tij.  Sipas tyre është i mundur dëmtimi i sistemit nervor të Navalny.

Më herët, zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, duke iu referuar çështjes pati deklaruar se “Me shumë mundësi Navalny është helmuar”

Opozitari i Putin, i cili u transportua të shtunën në Berlin nga spitali i Omsk, në Siberi ku gjendej i shtruar, u ndje keq pasi kishte pirë një gotë çaji gjatë udhëtimit të me avion drejt Moskës.

Gjithashtu, sipas bashkëpunëtorëve të tij, kritiku i njohur i presidentit rus ishte helmuar, pavarësisht se mjekët siberianë pretenduan se ata nuk kishin gjetur asnjë gjurmë helmi në organizmin e tij.

Pas deklaratës së mjekëve në gjermani se kryeopozitari rus Aleksey Navalnyj ishte helmuar, Dmitri Peskov-zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin i ka quajtur konkluzionet e tyre të nxituara.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja