U pushua çështja, Gjykata e Lartë urdhëron rigjykimin e Florenc Çapjas në Gjykatën e Elbasanit për atentatin ndaj ish-efektivit Mema! Dyshohet se fshihet në Dubai

TIRANË- Florenc Capja, do të rigjykohet nga Gjykata e Elbasanit për atentatin e mbetur në tentativë ndaj ish-efektivit të rrugores Fadil Mema, ngjarje e ndodhur në vitin 2006. Gjykata e Lartë ka zhbërë në këtë mënyrë një vendim të vitit 2019 të Gjykatës së Elbasanit i lënë në fuqi një vit më vonë edhe nga Apeli i Durrësit, që pushoi çështjen ndaj Çapjas, lidhur me këtë ngjarje.

Vendimi është marrë nga treshja  e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, të cilët shqyrtuan rekursin e Prokurorisë, që kundërshtonte pushimin e çështjes për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Fadil Memës, si dhe armëmbajtje pa leje me argumentin se nuk ka prova të mjaftueshme.

Gjykata e Lartë vendosi t’ia rikthejë çështjen gjykatës së Elbasanit në seancë paraprake. Florenc Çapja është në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi gjykata e posacme e Apelit e ka dënuar me “burgim të përjetshëm” për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit në 2012. Pasi u pushua çështja ndaj tij në 2019, Florenc Çapja u lirua nga qelia dhe nuk ndodhet më në Shqipëri. Ai dyshohet se fshihet në Dubai, një vend ku strehohen të kërkuarit nga drejtësia pasi është e vështirë për të arritur marrëveshje ekstradimi.

Vendimi i pushimit në vitin 2019 u mor nga gjyqtari i Elbasanit Tomor Kulloli dhe u la në fuqi edhe nga gjyqtarja e apelit te Durrësit Anita Mici, dy gjyqtarë të cilët janë larguar nga vettingu. Në atë kohë, prokuroria Elbasanit ngriti akuzat “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, ndaj Çapjas dhe kërkoi që dosja të kalonte për gjykim por u pushua nga gjykata.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë